Reforma në drejtësi të japë drejtësi për shkeljet e të drejtave të ushtarakëve

750
Dr. Kujtim Çako President i shoqatës AKUSH 

Akush dhe Shoqatat e ushtarakeve kanë ngritur zërin fuqishëm ndaj shkeljeve të gjyqësorit dhe kanë kërkuar një vendim unifikues para 7 vjetëve në vitin 2010 në mbrojtje të të drejtave, por jo në shkelje të mëtejshme të tyre.

Shoqatat e ushtarakeve bëjnë apel të shfuqizohet sa më parë Vendimi Unifikues i Gjykatës së Lartë nr. 3 datë 24 11.2016 .

Ky vendim shkel më tej të drejtat e njeriut dhe parimet kushtetuese dhe sjell pasoja ekonomike dhe sociale të mëtejshme për ushtarakët në pension dhe familjet e tyre .

Ushtarakët në këtë situatë avancojnë kërkesat edhe zhdëmtimin e dëmit moral të tyre.

Shoqatat e ushtarakëve dhe “Aleanca Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë” ( AKUSH), si një shoqatë e demokracisë të lirë dhe gjithëpërfshirëse, me anëtarësi që bashkon ushtarakët pa asnjë dallim bindje, arsimi, funksioni, grade ushtarake, race apo feje kanë bërë të gjitha përpjekjet me tërë mjetet demokratike në mbrojtje të të drejtave të ushtarakëve. AKUSH vepron si OJQ prej rreth 8 vjet pa asnjë financim, pa asnjë qindarkë nga shteti dhe pa shfrytëzuar asnjë projekt dhe ka denoncuar vazhdimisht tërë shkeljet e të drejtave dhe lirive themelore, qëndrimet e kundërligjshme, shkeljet administrative dhe gjyqësore, ka bërëapel dhe sensibilizuar opinionin nëpërmjet lobingut brenda dhe jashtë vendit deri në Institucionet e BE, GJDNJ Strasburg, Euromil dhe NATO. Shoqatat janë shprehur se në fazën e tranzicionit të tejzgjatur, si mungesë e vullnetit të klasës politike për të konsoliduar shtetin ligjor dhe të së drejtës, në këtë teren betejash politike, shtresa e ushtarakëve ka qenë jo vetëm e pa vlerësuar, por edhe është injoruar moralisht dhe keqtrajtuar nga ana sociale, ekonomike dhe financiare. Kjo shtresë është shfrytëzuar vetëm për qëllime elektorale ku pesha e saj arrin rreth 1/3 e kapitalit elektoral të partisë të madhe në maxhorancë.

Ka ardhur koha që bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i ushtarakëve, i tere shoqatave të kalojë në një faze të re, në bashkimin organizativ ku AKUSH është shprehur nëpërmjet një kuvendi për bashkimin në një “Federatë” të vetme, i cila do të funksionojë më mirë dhe me efektivitet më të lartë përfaqësimi në tëre hallkat e shoqërisë dhe të shtetit tonë demokratik, në drejtim të mbrojtjes të të drejtave morale, sociale dhe ekonomike me devizën “Ushtarakë të bashkuar fitojmë të drejtat tona”.
Kryesia e njësisë 9 dhe 11 dega AKUSH Tiranë nismëtare të bashkimit të ushtarakëve ne një organizim.

Shkelja sistematike 27 vjeçare e të drejtave të ushtarakeve dhe familjeve te tyre- shfaqje konkrete e korrupsionit ne Shqipëri.

Shkelja e 2 ligjeve organik- bazë “Për Statusi i Ushtarakut të FARSH” të vitit 1991 dhe 2004 dhe 2 vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nr.9/2007, 33/2010 dhe rekomandimeve te Avokatit të Popullit është shprehja më e shëmtuar e funksionimit të sistemit gjyqësor dhe një shfaqje konkrete e korrupsionit në Shqipëri. 

Gjatë tërë tranzicionit shqiptar shoqatat e ushtarakëve kanë evidentuar , deklaruar, raportuar dhe apeluar shkeljen e të drejtave të njeriut që për fat të keq të këtij komuniteti kanë rënë në vesh të shurdhër si të politikës dhe të ekzekutivit shqiptar. Shkelja e të drejtave të ushtarakeve dhe familjeve të tyre në Shqipëri abuzimi me ligjet dhe shpërdorimi me fondet apo projekte në këtë fushë është shfaqja më e drejtë për drejtë e korrupsionit. 

Gjatë periudhës së tranzicionit në Shqipëri nuk mund të ketë shprehje më konkrete të shkeljes së të drejtës themelore për të jetuar të ushtarakëve në pension dhe familjet e tyre. 

Më 3 korrik 1991 u miratua dhe hyri në fuqi ligji Nr. 7496 datë 3.7.l991 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Ky ligj i cili përcaktoi detyrat kryesore, të drejtat e kufizimet e ushtarakëve dhe garancitë ligjore për zbatimin e tyre, njohu edhe të drejtën për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Kjo datë shënon pikënisjen e së drejtës së përfitimit të këtij pensioni. 

Neni 16 i tij ushtarakut me vjetërsi shërbimi në ushtri l5 vjet burrat dhe 12 gratë, u garantoi pension të pjesshëm në masën 50 për qind të pagës mujore duke i shtuar për çdo vit tjetër shërbimi mbi 15 e 12 vjet edhe 2 për qind të pagese mujore. Fatkeqësisht kjo e drejtë nuk u ushtrua as nga kjo datë dhe as nga 13 marsi 1996 kur hyri në fuqi ligji nr.8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Më datë 1 janar 2000 filloi realisht pagesa e pensionit, trajtimi me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, por edhe me pension suplementar pleqërie me të drejtë përfitimi nga 1 janari 1999. 

Lidhja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bazohet në nenin 6 të ligjit Nr.8521, datë 30.07.1999 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr.8087, datë 13.03. 1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të FA”,nen i cili ndonëse përmirësoi nenin 11, nuk ju përmbajt nenit 16 të ligjit Nr. 7496 datë 3.7.l991, ”Për statusin e ushtarakut të FA të RSH”. Ajo përcaktonte: “Ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm, që kanë dalë në rezervë e në lirim pas datës 3. 7. 1991 deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11. 5. 1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kur plotësojnë vjetërsinë e shërbimit si ushtarak në masën 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat dhe të kenë mbushur moshën: gratë 42 vjeç dhe burrat 47 vjeç. Kjo masë dhe këto kushte të përcaktuara 8 muaj nga ratifikimi në Kuvend dhe hyrja në fuqi e Kushtetutës së Republikës që në nenin 4 sanksionon se e drejta përbënë bazën dhe kufirin e veprimtarisë së shtetit, nuk ishte në përputhje bazën dhe kufirin e së drejtës së përcaktuar nga statusi i ushtarakut i 3 korrikut 1991. Padrejtësisht dhe në mosrespektim të shtetit të së drejtës sanksionuar që në preambul të Kushtetutës ku shprehet angazhimi I popullit shqiptar për të ndërtuar një shtet të së drejtës dhe nenin 3 të saj garantohet se dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij janë baza e këtij shteti, dhe ai ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë, u kufizua masa e shtesës për mbi 15 dhe 12 vjet deri në pension maksimal pleqërie në shkallë vendi, vendosi edhe kushtin e moshës 42 vjeç femrat dhe 47 meshkujt.

Nëse baza dhe kufiri i pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi u vendos nga statusi i 3 korrikut 1991. Baza dhe kufiri i pensionit suplementar të pleqërisë e vendosi ligji nr.8087, datë 13.03.1996 ”Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Sipas nenit 12 u përcaktua e drejta e ushtarakut që ka jo më pak se 3 vjet shërbim me status të ushtarakut në masën 1% për çdo vit mbi pagën mesatare mujore neto të vitit të fundit të shërbimit , por jo më lartë se 50% e pensionit të pleqërisë.

Me ndryshimet që kishte pësuar vendi, ekonomia dhe Forcat e armatosura afro 13 vjet nga statusi i parë i 3 korrikut 1991, më 23 mars 2004 u miratua dhe më datë 14 maj të këtij viti hyri në fuqi statusi i dytë i ushtarakut. Ky status në ndryshim nga ai i 3 korrikut 1991 nuk u mjaftua vetëm me detyrat, të drejtat, kufizimet e ushtarakut dhe garancitë ligjorë për zbatimin e tyre. Ai përcaktoi edhe pozitën juridike, ekonomiko-financiare dhe shoqërore të ushtarakut. Në kuadër të tyre me nenin 35 sanksionoi bazën dhe kufirin e së drejtës për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, ndërsa me nenin 36 atë të pensionit suplementar të pleqërisë.

Si në vitin 1996 me ligjin nr.8087/1996 dhe me ndryshimet e bërë në të me ligjin nr. 8521 / 1999, me të cilët nuk u respektua por u cenua dhe ndryshua baza dhe kufiri i pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, po e njëjta gjë u bë edhe me ligjin nr.9418, datë 20.05.2005, për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve. 

Sistemi korruptiv i gjyqësorit, “drejtësia nuk ka dhënë drejtësi ushtarakut ne pension”. 
Viktima të korrupsionit në sistemin e drejtësisë të gjykimit të vetë gjyqtarëve “të aftë dhe të paaftë me kurse 6 mujore apo diploma me korrespodencë” janë edhe ushtarakët në pension të parakohshëm dhe në pension pleqërie duke u karakterizuar këta nga gjykatat “të penalizuar si viktima të ligjit”. Pse gjykatat dhe gjyqtarët si institucione të paafta, apo të politizuar që nuk mbajnë aspak qëndrim ligjor dhe asnjanës , por shpesh me qëndrime partiake në procese gjyqësore të ushtarakeve në pension? Pse nuk trajtojnë shkeljet ligjore dhe nuk japin të drejtën ligjore të ushtarakeve , kur çdo gjë është e qartë? 

Të drejtat e ushtarakëve në pension janë shkelur sistematikisht, duke shkelur parimet kushtetuese në gjykime të ndryshme. Këta janë denigruar, politizuar dhe persekutuar ekonomikisht nga gjykatat që kanë gjykuar me një subjektivizëm ekstrem dhe të politizuar në një kohë të stërzgjatur “ në kalenda greke” me një proces gjykimi që zgjat jo më pak se 5 vjet. Kjo ka ndodhur kur çështja ne gjykim ka qenë dhe është e qartë juridikisht dhe e mbrojtur me ligje të veçanta si dy statuse të ushtarakut 1991 dhe 2004 dhe dy V Gj Kushtetuese 2007 dhe 2010 .Theksojmë se deri më sot ka një bazë ligjore tepër të mjaftueshme. 

Gjykimi ka sjellë diferencime në dy grupe vendime gjykate deri të formës së prerë qe për të njëjtën kërkesë- padi “rillogaritje të diferencave të pensionit” disa ushtarakë në pension kanë fituar dhe disa nuk kanë fituar.

Gjykatat në mënyrë flagrante kanë përjashtuar apriori nga gjykimi pa asnjë argument ligjor nga e drejta ligjore periudhën 1991 deri 1.1.1999, nuk u zbatua asnjëherë neni 16 i ligjit për Statusin e ushtarakut. Po kështu gjykatat nuk trajtojnë dhe nuk japin të drejtën për periudhën nga 1 korrik 2009 e në vazhdim deri më sot.

Disa gjykata dhanë vendim që e drejta e fituar si pension i rillogaritur kufizohet deri në 30 qershor 2009. Kjo e drejtë e fituar, pagesa nuk vazhdoi më tej mbas kësaj date nga organet e sigurimeve shoqërore.

Nga 1 korriku 2009 është cenuar e drejta e fituar, duke rikthyer pensionistin në pagesën e mëparshme të pensionit të parakohshëm të pa rillogaritur

Disa gjykata kanë parashkruar padrejtësisht të drejtën për rillogaritje pensioni duke u mbështetur pa drejtësisht deri në Kodin e punës dhe jo në ligjet e veçanta që trajtojnë ushtaraket. Disa gjykata të tjera e kanë dhenë të drejtën vetëm prej 1.01.1999 dhe para kësaj date nga momenti i lindjes së të drejtës, momenti i daljes në pension të parakohshëm .

Asnjë gjykatë nuk ka llogaritur asnjëherë “ kamatë vonesën” për pagesën e pensionit e pa kryer në afat, kur dispozita ligjore shprehet mjaftë qarte. 

Nisur nga një e drejtë unike, një trajtim i njëllojtë financiar ligjor, nisur nga rreth 4000 vendime gjykate që kanë dhënë të drejtë për rreth dy dekada, edhe pse në mënyrë institucionale nga AKUSH është kërkuar disa herë një Vendim Unifikues nga Gjykata e Lartë, asnjëhere nuk është marrë në konsideratë. Kjo masë do te jepte të drejtë ushtarakut, duke eliminuar zvarritjet burokratike pa fund në gjykata dhe shpenzimet e tepërta për buxhetin e shtetit.

Organet e specializuara shtetërore të Auditit, nisur nga praktika të gabuara si të dhënat, dokumentacionin, llogaritjet dhe pagesat në shume raste të gabuara, duhet të kontrollojnë dhe revizionojnë tërë aktivitetin e DRSSH në tërë vendin në fushën e llogaritjes, rillogaritjes dhe pagesës së pensioneve të ushtarakëve për periudhën 1999-2017. 

Komuniteti i ushtarakëve gjatë tranzicionit është politizuar pa drejtësisht, sepse nuk ka asnjë argument juridik, ekonomiko-financiar dhe as logjik për shkeljet e deritanishme për pensionet e ushtarakëve nga organet ekzekutivë. Është përdorur deri në Gjykatën Kushtetuese i vetmi argument absurd politik si, ky është vendim apo qëndrim politik“.

Disa fakte të kundërligjshme ku është shkelur e drejta themelore për të jetuar e ushtarakut në pension një domosdoshmeri për reformen në drejtesi.

Këto shkelje ligjore janë si vijon:
Nuk është zbatuar ligji Nr. 7496 datë 3.7. 1991 dhe Nr. 9210 datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” për një periudhë shumë vjeçare. Deri në 1.01.1999 ushtaraket nuk kanë pasur dhe përfituar asnjë lekë pension. Pra nuk është paguar pension për asnjë ushtarak pas përfundimit të trajtimit me pagë kalimtare (asistencë) për një periudhë për 6 vjet, nga 01.01.1993 deri 01.01.1999. (Përjashtim bëjnë vetëm ushtarakët që kanë përfituar asistencë brenda një kohe të kufizuar.)

Nuk është bërë llogaritja e pensionit të ushtarakut sipas kritereve të ligjit mbi statusin e ushtarakut sipas pagës referuese të përfituar, viteve të shërbimit dhe sipas kontributeve të detyruara të sigurimeve shoqërore të derdhura. Më datë 1 janar 2000 filloi për herë të parë trajtimi i ushtarakëve me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, pension suplementar pleqërie me të drejtë përfitimi nga 1 janari 1999. Në këtë datë ushtaraku përfitoi vetëm një pension të unifikuar prej 8.000 lekë secili. Kjo llogaritja e pensionit është bërë apriori, pa mbajtur parasysh, vjetërsine, kontributet e sigurimeve shoqerore dh as pagën referuese, pa zbatuar formulën në fuqi sipas statusit, ku ISSH ka paguar një masë pensioni të barabartë për të gjithë dhe më e ulët nga çfarë i takon çdo ushtaraku. Kështu është hedhur poshtë skema ligjore e llogaritjes, duke vënë kufizime, ”tavan juridiko-financiar”, jo më shumë se 1 pension maksimal ose 1- 2 pensione minimale në shkallë vendi. Kjo situatë ka vazhduar edhe pas shfuqizimit të këtij kufizimi nga neni 49 i statusit të ri, pra edhe pas datës 14 maj 2004 dhe në vazhdim. 
Sigal