Reagimi i parë i Luana Vjollcës pas incidentit me fansin që desh i vrau të dashurin

625
Prezantuesja bukuroshe Luana Vjollca për të cilën po shkruajnë këto ditë të gjitha mediat, për shkak se u përfshi në një incident me një fans që e përndiqte prej 8 muajsh, ka vendosur të reagojë për herë të parë.

Luana e ka thyer heshtjen, por për të uruar në një ditë si kjo kur të gjithë besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët. Ky është reagimi i parë i saj pas sikletit të madh që hoqi, kur fansi Besmir Lila për pak sa nuk qëlloi me pistoletë të dashurin e saj nga Kosova, Krenar Çoçaj.
Kujtojmë se pak ditë më parë 32-vjeçari Besmir Lila banues në periferi të Tiranës, në fshatin Lundër, që mbante me vete edhe një armë pa leje ndiqte me makinë prezantuesen Luana Vjollca, teksa kthehej nga puna për në shtëpi me makinën e saj tip “Audi”.

Duke qenë se ky i fundit i ka bërë shenjë që të ndalonte makinën, në atë moment Luana ka lajmëruar për situatën që po i krijohej, të dashurin e saj Krenar Çoçaj. Ky i fundit i ka shkuar menjëherë në ndihmë këngëtares Vjollca, ku po e ndiqte nga pas me makinën e tij për ndonjë rast rreziku.

Për një moment, mjetet kanë ngecur në trafik në Unazën e Re dhe 32-vjeçari i ka shkuar “fiksimit” të tij në xhamin e makinës dhe i ka kërkuar ta takonte e të bisedonte me të. Madje Lila ka nisur edhe të bërtasë, kur nga pas ka marrë një grusht nga Krenar Çoçaj. Mes të dyve ka pasure një përplasje fizike, madje Lila ka nxjerrë edhe armën që mbante pa leje, por ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur më të keqen.


Sigal