Reagimet e trurit tregojnë nëse keni talent në muzikë

678
Truri juaj mund të jetë parashikuesi më i mirë nëse ju keni apo jo talent në muzikë, zbulon një studim i fundit.
Hulumtuesit nga Universitetin Aarhus në Finlandë përdorën skanime funksionale të imazhit të rezonancës magnetike për të kapur imazhe nga truri i 18 personave të talentuar në muzikë dhe 18 personave të tjerë jo të talentuar.
Imazhet zbuluan se disa zona të trurit, kryesisht zona frontale dhe zona e përkohshme e hemisferës së djathtë të turrit, tregojnë nëse jemi të talentuar apo jo në muzikë.
Shkencëtarët përdorën 6 lloje të muzikës gjatë testimit, duke përfshirë ato që përfaqësonin timbrin, ritmin dhe tonalitetin.
Imazhet treguan se truri i muzikantëve dhe jo muzikantëve reaguan në mënyra krejtësisht të ndryshme gjatë dëgjimit të muzikës.
Në 77% të rasteve testimi rezultoi i saktë për të gjetur se cili person ishte i talentuar në muzikë dhe kush jo.
Ky studim rikonfirmoi dhe njëherë se muzika mund të ndryshoj strukturën dhe mënyrë se si truri punon.
Sigal