Raul Bova dhe Rocio Morales bëhen prindër të një vajze

482
Vjen në jetë vajza e aktorit të famshëm italian Raoul Bova dhe ajo quhet Luna. Bashkëshortja e tij Rocio Munoz Morales bëhet nënë për herë të parë dhe ka shprehur lumturinë e saj përmes një postimi në profilin e saj në instagram. Në fakt Luna ka lindur një javë më parë por lajmi është mbajtur sekret për mediat.
“Pas nëntë muajsh pritjeje të ëmbël, erdhi në jetë vogëlushja jonë. Një javë më parë jeta ime ndryshoi flaë teje…Ju falenderoj të gjithëve për urimet dhe respektin,” shkruan aktorja spanjolle.
Vogëlushja Luna lindi në Romë, ndërsa çifti ka postuar edhe një foto të parë. Në foto shfaqet vetëm dora e vogëlushes dhe byzylyku i lindjes.
Rocio dhe aktori Bova jetojnë bashkë prej tre vitesh. Ata u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Immaturi” dhe prej asaj kohë nuk janë ndarë asnjëherë nga njëri-tjetri. Për aktoren spanjolle vajzë është fëmija i saj i parë, ndërsa aktori ka edhe dy fëmijë të tjerë me ish-gruan e tij Chiara Giordano.
Sigal