Rati Show, koncerti madhështor nën drejtimin e udhëheqësit artistik Agron Avdija

993
Rati Show ishte koncerti ku këngtëtari i mirënjohur, Plaurent Shushku, i njohur ndryshe me emrin e artit, Rati, që u mbajt këto ditë në teatrin “Skampa„në qytetin e Elbasanit. Elbasani është edhe vendlindja e këngëtarit. Ky koncert ishte vërtet madhëstor dhe shumë special, sepse u mbajt për fëmijët me nevoja të ndryshme, fëmijë autik, me probleme shëndetësore, të varfër, jetimë etj. Të gjithë të ardhurat e biletave që u shitën shkuan në ndihmë të këtyre fëmijëve. Rati bëri edhe një premtim gjatë koncertit. Ai u shpreh se, ky do të jetë vetëm fillimi, pasi do të ketë koncerte të tjera në Kukës, Kamëz dhe jo vetëm. Artisti premtoi koncerte dhe aktivitete të shumta për të promovuar albumin e tij më të ri në burgun e Fierit, jo vetem aty, por edhe për shoqatën e të verbërve në Korçë dhe të gjitha do të jenë koncerte humanitare për shresat në nevojë. Të gjitha këto koncerte do të jenë në drejtimin e mjeshtrit, udhëheqësit artistik Agron Avdija. Në koncertin e parë për bamirësi humanitar në qytetin e Elbasanit ishin të pranishëm mjeshtërit e muzikës shqiptare si: Mehdi Zena,Valbona Mema etj… Koncerti i bamirësisë u prezantua nga gazetari i mirënjohur z.Dëfrim Methasani dhe nuk munguan edhe suprizat e shumta gjatë koncertit, ku fëmijet ishin herë pas here edhe të pranishëm në skenë për të kuptuar që ata nuk janë vetëm. Në fund të këtij koncerti bamirësie nga Rati dhe udhëheqësi artistik Agron Avdija u shpërndanë dhe certifikata mirënjohje nga drejtuesit përkatës së instutucioneve. Rati do të ketë koncerte të shumta për këto shtresa të shoqërisë menjëherë sapo të kthehet në Shqipëri nga turi koncerteve në SHBA dhe Europë, të cilat duhet thënë se janë të shumta. Dëshirë e sinqertë e të gjithëve është: “Sikur të ishin të shumtë në numër artistët si Plaurent Shushku dhe Agron Avdiaj dhe koncertet e tyre të shkonin për bamirësi …!„
Enea Cenko 
Sigal