Rati pushton skenat me dy hitet e reja

2057
Sigal

Këngëtari Plaurent Shushku ose siç njihet ndryshe me emrin e artit, Rati është një nga këngëtarët më të dashur në Shqipëri dhe jo vetëm por edhe jashtë saj. Rati ka një karrierë goxha të gjatë artistike dhe sot kategorizohet si një nga këngëtarët më të dashur të muzikës sonë, si në atë popullore dhe atë të lehtë. Plarent Shushku, Rati ka bashkëpunuar prej shumë kohësh me këngëtarë të tjerë po ashtu si ai janë shumë të njohur për sukseset që kanë pasur në tregun muzikor. Gjatë bisedës që ne patëm me Ratin na tregon se, sapo kaloi një verë tejet të ngjeshur me angazhime të shumta muzikore; si koncerte ashtu edhe festa familjare. Rati na informon se aktualisht ka nxjerrë në qarkulllim edhe dy këngë të reja që gjatë sezonit të verës kanë arritur të marrin mijëra klikime. Këngët e tij kthehen në suksese të menjëhershme, kjo për vetë faktin se ai ka një zë të veçantë dhe është shumë orgjinal në çdo gjë që bën. Kënga e titulluar “Kavalieri’ një bashkpunim me Amardën dhe kënga tjetër “Ama dashnin” kanë rrëmbyer zemrat e publikut. Rati aktualisht po kalon pushimet në SHBA, duke i shijuar këto ditë relaksi pas një sezoni të lodhshëm por edhe të bukur artistik. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim projektet të reja muzikore që Rati i ka tashmë në planet e tij. Këngëtari Rati për vitin 2018 ka ardhur me projekte të shumta muzikore madje premton që sërisht do të vijë me surpriza të reja për publikun, i cili e ka mbështetur gjithmonë. Rati me vlerat e tij interpretative dhe kolorin e zërit është pa dyshim një këngëtar shumë i dashur për publikun, madje fansat e tij të shumtë, si brenda dhe jashtë vendit, e ndjekin me admirim në të gjitha eventet.. Rati renditet sot për sot ndër këngëtarët më të mirë të momentit.

Enea Cenko