Rati, këngëtari më i kërkuar në Evropë dhe SHBA

3742
Rati, Plaurent Shushku është këngëtari më i mirë dhe më i kërkuar i momentit. Një këngëtar shumë i dashur për fansat si brenda dhe jashtë Shqipërie. Të gjithë ne jemi mësuar ta thërrasim Rati, ngaqë është këngëtar shumë i dashur për fansat e tij, të cilët janë të shumtë. Viti 2017 për Ratin ka qenë një vit shumë i suksesshëm, një vit me shumë surpriza, saqë edhe Rati vetë nuk e ka pritur kaq të mbarë. Aktivitete të shumta, koncerte, festivale, mbrëmje familjare, mbrëmje muzikore për këngëtarin Rati kanë qenë në Shqipëri, Evropë dhe SHBA, ku kryesisht pritet në mënyrë shumë të dashur nga fansat e shumtë. Madje duhet theksuar që agjenda e vitit 2018 është shumë e mbushur për këngëtarin Rati në Evropë dhe kryesisht në SHBA, sepse ka shumë prenotime për festa të ndryshme, koncerte dhe festivale. Rati ka një karrierë muzikore shumë të gjatë, sepse ka nisur të këndojë që në moshë të vogël në mënyrë të talentuar. Rati në SHBA renditet tek këngëtarët më të kërkuar dhe më të mirë të momentit, duke pasur aktivitete në vende të ndryshme dhe një bashkpunim të shkëlqyer me kompozitorin dhe orkestruesin më të mirë të momentit Agron Avdiaj. Madje arma e fortë e Ratit është zëri i tij brilant dhe melodioz që ka bërë qindra shqiptarë për vete dhe jo vetem por sa e sa amerikanë dhe evropianë kanë në makina CD me këngët e këngëtarit të mirënjohur profesionist Rati. Rati, jo vetëm që është një këngëtar profesionist, por ka edhe një zemër shumë të madhe. Kanë qenë të shumta aktivitetet e tij dhe dhuratat duke kontribuar për fëmijët jetimë por edhe për shtresat ne nevojë nga të ardhurat tij personale si këngëtar. Rati, Plaurent Shushku ka një karrierë të shkëlqyer muzikore ku për vitin 2018 premton shumë surpriza. Në fund të bisedimit që ne patëm me Ratin, ai i uron të gjithë fansat, miqtë, bashkëpunëtorët e tjerë, për vitin 2018 sa më shumë paqe e lumturi.

Sigal