Rambi Kovaci:Kam lindur për të qenë një Balerin

615
Sigal

INTERVISTA/Flet balerini i mirënjohur & i talentuar shqiptar, Rambi Kovaci

Rambi Kovaci është lindur në vitin 1992 në Qytetin e Tiranës dhe i përket shenjës së Shigjetarit. Një mashkull plot sharm, elegancë dhe komunikim perfekt. Që i vogël është dalluar për bukurinë dhe shkathtësinë e tij, qysh kur shkonte në kopsht, edhe pse nuk e kishte me shumë dëshirë. Por në shkollë dallohej për rezultate të larta në mësime, si dhe një djalë i edukuar. Sekretin e suksesit të tij nuk e di askush edhe pse ai shprehet se publiku i jep gjithë energjinë që ka . Rambi është një Balerin super sexy, edhe pse statusi i tij për momentin është ende Single . Për më tepër ju ftojmë të lexoni intervistën që kemi përgatitur me të!

1. Kur ka filluar të kërcejë Rambi për herë të parë dhe kush e ka zbuluar si talent?
Që i vogël isha i pasionuar pas baletit dhe ëndrrës për të qenë një Balerin. Në fëmijërinë time më pëlqente shumë të kërceja, e kisha me shumë pasion. Prindërit më kanë përkrahur në ëndrrën time për të qenë një Balerin. Sa herë shikoja shfaqje baleti ose kërcimi të ndryshme, provoja një ndjesi të mrekullueshme, emocionohesha dhe ndjeja një dëshirë të madhe për të qenë edhe unë pjesë e asaj shfaqje. Më pas vendosa të ndjek studimet përkatëse në fushën e baletit.

2. Ku jeni përgatitur si Balerin ?
Gjithçka ka nisur nga Shkolla e Baletit në Tiranë, ku unë morra mësimet e para rreth baletit & koreografisë. Gjithashtu, jam përgatitur dhe me mjeshtrin e madh, Profesor Agron Aliaj, i cili sapo më ka parë për herë të parë, u mahnit me aftësitë e mia skenike dhe më tha që do të kesh një rrugë vërtet të gjatë në ekranet shqiptare . I kujtoj me nostalgji ato fjalë të të ndjerit dhe i jam shumë mirënjohës për gjithçka më ka mësuar . Gjithashtu, kam ndjekur kurse të ndryshme baleti klasik dhe modern me profesor të zhanrit përkatës. Së fundmi kam qenë shumë aktive në programe të ndryshme televizive si “Zonë e Lirë”, “Pasdite në Klan” etj..

Ju jeni një personazh i njohur por do të donim të dinim, cilat janë studimet tuaja?
Aktualisht jam në vit të fundit në Shkollën e Baletit (maturant) dhe më pas dua të vazhdoj studimet e larta për Aktrim.

Ju kemi parë në emisionin “Zonë e Lirë”, si Balerin, ku ju performuat Live.
Është e vërtetë, unë isha i ftuar në program për të folur mbi eksperiencat e mia në balet, projektet e reja etj., por edhe performova live për kënaqësinë e publikut shqiptar .

5. Çfarë është baleti për ju?
Baleti për mua është gjithçka. Është komplet jeta ime. Unë kam lindur për të qenë një Balerin, sigurisht dhunti nga Zoti.

6. Cili është idhulli juaj, ose më saktë balerini juaj i preferuar?
Idhujt për mua s`kanë vend përveç punës sime të palodhur, por do të veçoja këtu Balerinin e mirënjohur  Klejdi Kadiu, i cili na ka përfaqësuar denjësisht jashtë hapësirave shqiptare.

7. Ndërkohë , ju keni punuar dhe në disa klabe në Tiranë, çfarë fituat nga kjo eksperiencë ?
Po, kam punuar ne disa klabe brenda & jashtë Shqipërisë dhe jam ndjerë mirë dhe me një mikpritje shumë të kënaqshme.

8. Cilat janë impenjimet aktuale të Rambit ?
Impenjimet e mia janë të shumta duke qenë se këtë vit jam dhe maturant. Një pjesë të rëndësishme tek unë e zë edhe palestra. Gjithashtu, duke lexuar libra dhe romane të ndryshme .

9. Çfarë e bën një Balerin të jetë i suksesshëm ?
Në radhë të parë e bën vetëm këmbëngulja dhe ambicia për të arritur aty ku ajo dëshiron. Është shumë e thjeshtë të bëhesh balerin sot, por e vështirë të arrish suksesin dhe famën. Unë personalisht kam tre parime në jetë, të synoj më të mirën, të punoj me shpirt për ta arritur dhe më pas të shijoj atë çka kam arritur. Nuk duhet kurrë të kënaqesh me pak, gjithmonë duhet të kërkosh atë që meriton, edhe pse pak e vështirë në ditët e sotme.