Ramazan Ceka/ Lap Logu ndan famën mes Shkodrës dhe New York-ut

614
Këngëtarët shkodranë Lap Logu dhe Alma Velaj që të dy këngëtarë të suksesshëm, me eksperiencë, të kualifikuar dhe të pasionuar në zhanrin që ata këndojnë, me përformancen e tyre magjepsëse dhe plot shije kanë bashkuar zërat për të sjellë një bashkëpunim të fuqishëm me aromën e Shkodrës, duke evokuar e promovuar mallin dhe dashurinë që kanë për vendlindjen e tyre. Ata erdhën në këtë sezon me këngën e tyre më të re “Hajde këndojmë si vëlla e motër”. 
Tingujt e kësaj kënge magjike me tekst të ideuar dhe porositur nga Lapi me autor Ramazan Çeken dhe muzikë të kompozitorit të talentuar maestro Tom Lleshaj, i cili e quan si një dhuratë për Shkodrën, qytetin ku kaloi katër vite të rinisë së tij të herëshme në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova”, me zërin melodioz të këngëtarëve Lap Logu dhe Alma Velaj, shoqëruar dhe me një videoklip shumë profesional të realizuar nga mjeshtri i pasionuar dhe i talentuar presidenti i TV “Blue Sky” Gëzim Brahusha, e mbushën përnjëherë atmosferen e kësaj kënge fantastike, duke e kthyer në një vlerë me nivel të lartë artistik që të joshë me emocin dhe nostalgji për Shkodrën, me synim arritjen për të sjellur në kujtesë përmes saj, jaret e papërsëritshme shkodrane.
Mjeshtri videoklipeve z. Gëzim Brahusha, me plot kërkesa për të mos iu shmangur kurrë punës cilësore, po pasuron vlerat artistike të artit muzikor, duke dhënë një mbështetje të fuqishme për realizimin e këtij videoklipi spektakular. Ai tregon për sakrificat e realizimit, sidomos vështirësitë e xhirimit në helikopter, pasi ai u realizua një pjesë në Amerikë dhe pjesa tjetër në Shkodër për të projektuar e plotësuar kështu një dëshmi, funksion dhe imazh ku secili të ndjejë emocion e dashuri për Shkodrën, tempullin e artit dhe kulturës.
Këngëtari Lap Logu ndër të tjera shpreh mirënjohje për realizuesit që kontribuan për këtë këngë kaq të bukur, pa lënë pas edhe “ALB Show Production Inc.” sponsorin gjeneral. Lapi nuk i kursen emocionet dhe mallin që ka për këngë të tilla, pasi ai është i pranishëm me vullnetin dhe dëshirën e mirë për të kontribuar me zërin e tij, për ruajtjen e vlerave të këngës popullore qytetare shkodrane, por edhe të trevave të Veriut.
Me këtë këngë Lapi me Almen i dhuruan Shkodrës një atmosferë të mbushur me emocione nga interpretimi i zërit brilant, duke përmbushur kështu një detyrim qytetar, si “borxh” për Shkodren, si dhe duke i dhënë një larmi interesante kësaj kënge kaq të këndshme dhe të veçantë me kontributin e kompozitorit Tom Lleshaj në muzikën shqiptare, i cili mbi të gjitha ka vlera të jashtëzakonshme artistike. Pikërisht ky është burimi i vlerave të mëdha krijuese, çka lidhet me njohjen e mentalitetit, veçorive dhe karakteristikat e popullit shqiptar që ai nuk i asimilon por i rikrijon me një origjinalitet të veçantë.
Kështu këta këngëtarë dhe ky kompozitor nga viti në vit po e rrisin repertorin e këngëve, jo vetëm duke i përzgjedhur, por edhe duke i interpretuar ato tashmë si profesionistë, duke pushtuar skenën e muzikës shqiptare në diasporë me një performancë të shkëlqyer.
Tanimë Lap Logu dhe Alma Velaj janë kthyer në një duet të përkryer që pëlqehet shumë nga artëdashësit tanë, dhe jo vetëm kaq, por ata janë shumë të preferuar dhe vlerësuar, për shkak se në këngët e tyre janë kombinuar elementët e mirëfillta popullore me ato moderne. Lap Logu është një ndër zërat e suksesshëm të këngës popullore shkodrane, duke iu përkushtuar me shumë pasion dhe dëshirë gjatë gjithë karrierës së tij artistike, si një ndër përfaqësuesit e kësaj kënge, duke u vlerësuar e pëlqyer nga publiku, me një vokal të ëmbël si në vitet e fillimit të tij në këtë rrugë të bukur të artit muzikor.
Në bisedat me Lapin, ai është gjithmonë i qeshur dhe plot humor. Këtë vitalitet ai e transmeton edhe në këngët që na përcjell kaq të bukura dhe befasuese.
Lap Logu ka kryer shkollën e muzikës “Prekë Jakova” në Shkodër.
Është i martuar dhe ka katër fëmijë, djali i madh Edisoni është sportist, boksier, Vajza e madhe Ilirjana vazhdon studimet për ekonomi në Universitetin HUNTER COLLEGE Manhattan, New York, djali i vogël Emi vazhdon studimet në Universitetin Space Engineering në Washington D C dhe vajza e vogël Jenny, 16-vjeçare është këngëtare në “Country Muzic” superstar.Ai tregon se që i vogël ishte i apasionuar pas këngës popullore dhe fillimet e tia janë në Ndërmarrjen e Prodhimeve Metalike në Shkodër në vitet ’82-’91. Më pas është aktivizuar në Pallatin e Kulturës “Vasil Shanto” dhe në Shtëpinë e Kulturës të qytetit të Shkodrës, si dhe angazhimet e tij në dasma si orkestra më e preferuar e atyre viteve, duke zotëruar një repertor të pasur të këngëve popullore shkodrane.
Në vitin ’91 ai ka qenë pjestar i Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve Popullore nën drejtimin e kompozitorit të mirënjohur prof. Agim Krajka. Më vonë Lap Logu shkon në Amerikë dhe vendoset atje. Po kështu në këto vite shkon edhe maestro Krajka dhe së bashku japin disa koncerte në SHBA, si dhe ka përformuar në disa lokale nate me këngëtaret e mirënjohura bilbilin e Shqipërisë së Mesme Merita Halili me bashkëshortin e saj kompozitorin e shquar Raif Hyseni, si dhe me këngëtaren Parashqevi Simaku.
Gjatë qëndrimit në SHBA, falë mundit dhe djersës së tij, si dhe të familjes, arriti të blejë një lokal, Restorant “Ideal” në të cilin ka organizuar mbrëmje dhe koncerte me këngëtarë të shquar shqiptarë, duke e kthyer atë në shtëpinë e gjithë shqiptarëve, si dhe në një qendër të edukimit artistik e patriotik. Lapi ka fituar një popullaritet si këngëtar i këngës popullore qytetare shkodrane, i cili e këndon me shumë emocion e dashuri, duke mos i devijuar për asnjë rast ato, pasi ai thotë se u linda dhe u rrita në Shkodër me këngën popullore, të cilën do ta këndoj deri sa të kem jetë, duke e konsideruar atë si diçka të shenjtë, ndaj u edukua me këtë këngë dhe i bindur se kështu respekton një traditë të vyer të brezave të tërë kompozitorësh e këngëtarësh popullor. 
Dy fjalë edhe për këngëtaren e mirënjohur Alma Velaj që u bë bashkëudhtare e kësaj kënge.
Këngëtarja Alma Velaj me zërin e saj që vite me radhë jehon në radio e televizion, është bërë e pranishme edhe në vatrat shqiptare e kudo në diasporë bashkë me këngën, duke u bërë edhe një interpretuese e shkëkqyer, njohëse deri në ind e këngës popullore qytetare shkodrane.
Gjithmonë Alma ka shkëlqyer, ka qenë hijshme, elegante dhe e suksesshme në skenat shqiptare aq sa nuk mund të mendohet një program apo koncert pa zërin e Almës. Nuk mund të gjendet një shkodran që mos ta ketë parë Almen, apo dëgjuar zërin e saj, që me aftësitë interpretative mblodhi rreth vetes mijëra simpatizant, të cilët e respektojnë për zërin dhe kontributin që jep ajo në mbrojtjen dhe interpretimin e këngës popullore qytetare shkodrane, duke ia kultivuar edhe brezave më të ri. Edhe unë si autor i këtij shkrimi, njëkohësisht edhe autor i tekstit, shfrytëzoj rastin që të përgëzoj Lapin, Almen dhe Tomen për bashkëpunimin e suksesshëm, siç është edhe rasti i kësaj kënge.
Humori i popullit qoftë dhe ai më” i hidhuri”, ashtu si këngët e tij jetojnë gjatë…
Kënga e kapeles “Alla frënga”
Duke biseduar me tim At, Xhemilin, një ditë në vitin 1967 fjala erdhi tek një këngë që kish të bënte me … “kapelen allafrënga.” Unë sapo kisha blerë një kapele, për t’i zëvëndësuar qylafin e bardhë. I bëra edhe një fotografi, e fundit të jetës së tij. Mbasi në vitin 1968,në janar ai vdiq. Në momentin që kapelen e vuri në kokë, përpëriti nja dy fjalë që mua mu duk që i sajoi aty për aty meqë ndyshoi “uniformën.’’, Ai tha: “-se ç’humbi qylaf i bardhë, vuri populli kapelle në, mirë ca në qejf e kanë/, po të shkretët çoban?” – Jo, më tha.- Do që të dish historinë e saj?- Po, u përgjigja unë… 
“ Aty nga viti 1934, unë shkova për të punuar si punëtor ngarkim-shkarkim në portin e Durrësit (hamall). Duke biseduar me shokët për hallet që kishim lënë pas, bisedonim njëkohësisht, edhe për jetën në qytet. Njëherë edhe për punët e qeverisë. Pra, për Mbretërinë dhe Mbretin, Zogun. Me rastin e 25-vjetorit të shpalljes së pavarsisë, Mbreti Zog parapërgatiti dhe bëri shumë bujë këtij përvjetori. Flitej në popull se, qeveria do të shpallte disa reforma për të përmirësuar jetën e grave! Dhe për të luftuar analfabetizmin në radhët e tyre. Një masë tjetër, që:” kapelle allafrënga!” kjo masë, u tha, do të bëjë të mundur që, jo “ folklorike”!!! qesha iu luta, në se e mbante mend të gjithë tekstin që ta shkruaja. “- Po,mëtha.” “_ Shkruaje!” Grisa një fetë nga një fletore dhe e shkrova aty për aty.
Ja teksti ikëngës:
Qani shok e qani derte,
Humbën gjithë ato lezete,
Ato lezete që pamë
Seç humbi qylafi i bardhë
Vunë populli kapele
Mirë ca në qejf e kanë,
Po të shkretat çobane??
Kapellat qysh do i mbajnë/
Do e shuajnë fare stane
Me të cilin mbahen gjallë.
Ne sjemi efendilierë,
Porse çobanë të mjerë
Dhe deputetët e dinë, mirëpogojën e mbyllën
Që të shuajnë mandrinë.
Marshallah punojnë mirë,
Për fukara derëzinë!!!
Humori i popullit qoftë dhe ai më” i hidhuri”, ashtu si këngët e tij jetojnë gjatë…
Lavdosh Dimraj
Sigal