Ramazan Çeka: Festivali i katërt Shqiptaro-Amerikan në Detroit

1020
Sigal

Në Detroit, atmosferë netësh magjike

Net të paharruara në Festivalin e katërt Shqiptaro-Amerikan në Hart Plaza Detroit

Nga Detroiti, Ramazan Çeka

Sheshi kryesor në zemër të qytetit të Detroitit, Hart Plaza, për dy net rresht (të shtunën dhe të dielën 15-16 qershor) ishte “pushtuar” nga ritmet e valleve dhe muzikës popullore shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora me pjesëmarrjen e këngëtarëve më të mirë, artistëve më të famshëm shqiptarë, dhe ansambleve e grupeve artistike. Ky festival është vazhdimi dhe bashkimi i shqiptarëve amerikanë, shqiptarë nga Kanadaja dhe Diaspora, por ajo që bashkon të gjithë është vallja, kënga dhe ushqimi tradicional – kuq e zi në zemër të Detroitit. Hart Plaza është e ndarë vetëm nga një lumë i vogël, ku ujërat territoriale mes Detroitit, Michigan nga Windsor – Kanada dhe vijnë shqiptarët në anën tjetër të kufirit ku si gjithmonë Grupi “Shqiponjat e Vogla” i koreografit Ramazan Këllezi nuk ka sesi të mungojë. Në hapësirën elektrizuese të sheshit për dy net me radhë Festivali startoi me tingujt madhështor të Himnit Amerikan dhe Himnit tonë Kombëtar, të interpretuar nga Ermelinda Paparisto dhe Ledi Paparisto. Më pas dolën në skenën e madhe të festivalit, grupi i ansamblit nga Bostoni “Bashkimi” me Bashkim Braho, koreograf dhe një tjetër grup që erdhi si i ftuar special nga Zvicra, ishte Grupi “Trojet”, duke shkëlqyer më pas Grupi “Rozafati” nga Qendra Kulturore “Nëna Terezë”, “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, me koreografe “Mjeshtren e Madhe” Angjelina Nika që ndezi atmosferën e festivalit. Festivali ishte i gërshetuar me këngë valle e rapsodi, me këngëtarë nga Detroiti, Ilinoisi, Nju Jorku dhe Nju Xhersi, Qëllimi i këtij Festivali Shqiptar është promovimi i artit dhe kulturës shqiptare në Amerikë dhe ka si qëllim ruajtjen dhe trashëgimin e kulturës shqiptare në Amerikë. Ky aktivitet i konceptuar si festival, për çdo vit sjell në zemër të Detroitit, në Amfiteatrin veror në Hart Plaza, këngëtarë dhe artistë shqiptarë nga Shqipëria e Kosova, Diaspora dhe trevat shqiptare, si dhe komunitetin e artisteve shqiptar në Miçigan dhe në shtete të tjera. Moderatorët e këtij festivali ishin Joli Agolli – Paparisto, Arben Dervishi dhe Greta Gashaj, ndërsa Elvis Tërshana, ishte ai që shoqëroi për dy net të gjithë këngëtarët dhe grupet e valltarëve të festivalit. Unë isha atje së bashku me një ndër gazetarët dhe regjisorët më të shquar të televizioneve shqiptare z. Engjell Ndocaj dhe operatorin Arben Tafili, të ftuar nga një ndër biznesmenët që nuk ka shoq ndër të tjerë, si dashamirës dhe përçues i vlerave shqiptare në Amerikën e largët. Ishim pra të ftuar nga z. Ben Pllumaj, patrioti ynë shkodran, i njohur jo vetëm si një biznesmen i shquar, por edhe si organizator që ka qenë gjithmonë një shtëpi e madhe dhe bujare për të gjithë artistët e botës shqiptare. Unë që po shkruaj këto mbresa së bashku me miqtë e mi Engjëll Ndocaj dhe Arben Tafili e falënderojmë nga zemra këtë patriot me zemër të madhe, i cili meriton me të vërtetë atë titull që Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” me president Azgan Haklaj “Mjeshtër i Madh” e nderoi me titullin “Nderi i Unionit” për kontributin e tij të shquar si themelues dhe si president i Festivalit Shqiptaro-Amerikan në Detroit, për organizimin, realizimin dhe sponsorizimin e veprimtarive kulturore-artistike në Komunitetin Shqiptar në SHBA. Dashuria për Atdheun dhe vlerat historike, kulturore e artistike të Kombit e bëjnë këtë personalitet një ambasador të Shqipërisë në Amerikë. Nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” u dekorua edhe Dom Ndue Gjergji, Famulltar i Kishës Katolike “Zoja Pajtore” në Detroit, “MISIONAR I KOMBIT” për kontributin e tij të shquar që nga viti 1997, jo vetëm për forcimin dhe konsolidimin e Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë, jo vetëm për bashkëjetesën ndërfetare të shqiptarëve, por në mënyrë të veçantë për rritjen dhe forcimin e vlerave kombëtare në Komunitetin Shqiptaro-Amerikan, nëpërmjet veprimtarive historike, kulturore e artistike, duke u bërë mbështetës, për të mbajtur të gjallë dhe transmetuar trashëgiminë shqiptare tek brezat më të ri. Gjithashtu nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” u dekorua edhe znj. Joli Paparisto Agolli “NDERI UNIONIT” për kontributin e saj të shquar si mësuese e baletit dhe koreografisë, jo vetëm në Atdhe, por edhe në SHBA, në Michigan. Festivali, që këtë vit do të ishte i katërti është vepër krijuese e shqiptarit të pasionuar dhe atdhetarit të shquar Ben Pllumaj, i cili me modesti lavdëron mbështetjen e madhe që ka pasur nga kisha katolike “Zoja Pajtore” me drejtues Dom Ndue Gjergji dhe nga televizioni ACTV i shqiptarëve në Amerikë, me drejtor Eduart Aliko, me president z. Albert Spahi. Për ta sjellë këtë atmosferë në Shqipëri, ky festival kishte fatin të kishte prezent një ndër personalitetet më të shquar të gazetarisë dokumentare televizive z. Eduart Ndocaj, ku dhe unë pata nderin të kontribuoj me hartimin e libretit të këtij festivali. Në këtë skenë përformuan për dy net me radhë zëra të mrekullueshëm të këngës shqiptare nga të gjitha trevat, të cilëve u priu interpretimi brilant i këngëtarit Frederik Ndoci “Mjeshtër i Madh” dhe me pas në skenë u ngjitën këngëtarë të shquar dhe do të përpiqem që t’i përmend të gjithë, duke filluar nga Haxhi Dauti, – Ermelinda Paparisto, Rozafati Dance Ensemble – NYC, Bashkimi Ensemble – Boston, Shqiponjat e Vogla Dance Ensemble – Toronto, Trojet Wnsemble – Switzerland, Prek Shkreli (lahute), Dorentina Berishaj, Zef Duhani, Land Korcari. Sunday: Gjyste Vulaj, Hana Nikprelaj, Rimi Mefaja, Ledi Paparisto, Trojet Ensemble – Switzerland, Gjergj Kastrioti Dance Ensemble – St. Paul’s Church, Florent Nushi, Çifteli band – St. Paul’s Church, Andi Njebza, Ludmilla Baballeku, Motor City Dance Company, Fran, Luçiana and George Lucaj dhe Erind Emiri on keyboard both evenings.

Kështu pra, gjatë dy netëve ishin në këtë shesh të mrekullueshëm grupet e valltarëve të Grupit “Rozafa” nga New Yorku me drejtuese dhe koreografe Angjelina Nika “Mjeshtre e Madhe”, Grupi i djemve dhe vajzave “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të Detroitit me drejtuese Joli Paparisto, grupi shumë i dashur nga Toronto “Shqiponjat e Vogla” me drejtues Ramazan Këllezi dhe Rudi Kondaj, si dhe grupe të tjerë tradicional nga Michigani dhe New Yorku. Mesazhi i deklamuar në këtë festë nga organizatori Ben Pllumaj, ishte dhe mesazhi që bashkon shqiptarët kudo janë. Ai u shpreh: “Me këtë Festival Shqiptaro-Amerikan ne kemi si qëllim bashkimin e gjithë shqiptarëve në një proces që ka nisur prej vitesh në këtë komunitet, ku arti dhe kultura, kombi dhe flamuri, të jenë rruga jonë e bashkimit kombëtar, jo vetëm për ne, por edhe për të gjithë brezat e ardhshëm shqiptaro-amerikanë”. Festivali, ose më saktë kjo festë e madhe i kishte bashkuar të gjithë.

 

Detroit, qershor 2019