Rama mbështet Elhaida Danin: Zëri i Shqipërisë që ka ndezur vigjiljen e EuroSong

494
Kryeministri Rama ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që të mbështesin zërin e Shqipërisë në EuroSong, Elhaida Danin.
Në një status në profilin e tij në rrjetet sociale, ai ka hedhur këngën “I’m Alive” që Elhaida do na përfaësojë në EuroSong, ndërkohë të martën do të jetë edhe nata e parë ku pjesëmarrësit do të ngjiten në skenë.                              “http://t.co/GRFIxvfuVg@elhaidadani93

 Zëri i Shqipërisë që ka ndezur vigjiljen e EuroSong, lë t’i japim gjithë mbështetjen tonë #ForcaElhaida”, ka shkruajtur kryeministri.

Ndërkohë mësohet se ndryshe nga prova e parë, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion, në ngjitjen e saj për herë të dytë në skenën madhështore të Vjenës, ka bërë një paraqitje dinjitoze, duke shtuar shpresat për një fitore të mundshme.
Gjysmëfinalja e parë do të jetë të martën në orën 21.00 dhe Shqipëria, do të garojë me numrin 14. Kjo gjysëmfinale konsiderohet si një nga më të fortat përsa i përket konkurrencës.
Sigal