Rama dekoron profesorin e violinës Robert Papavrami

483
Sigal

TIRANE –  Me medaljen që i rezërvohet vetëm kryetarëve të shteteve është nderuar nga kryeministri Edi Rama profesori i Akademisë së Arteve Robert Papavrami, babai i violinistit virtuoz dhe me famë botërore Tedi Papavrami.

Duke e gërshetuar fjalimin e tij me një letër “shfajësimi” që Tedi Papavrami i kish dërguar kryeministri Rama për mospraninë e tij në këtë ceremoni për të atin, shefi i qeverisë përcolli jo vetëm emocion tek profesor Papavrami, por edhe vlerësime për kontributin e tij në shkollën shqiptare të vilonave. 

Rama e ktheu pas në kohë profesorin e Akademië së Arteve teksa i kujtoi momentet e vështira kur Berti, siç kryeministri i foli gjatë gjithë konferencës, ndërtoi ëndrrat e tij ndryshe, brenda regjimit të asaj kohe. 

Pedagogu 80-vjeçar ndonëse nuk ka mundur të fshehë emocionet e tij përpara kryeministrit dhe të pranishmeve, i kaloi ato me batuta.

Si mjeshtër i muzikes, Robert Papvrami la porositë e tij edhe për Liceun Artistik.

Ceremonia për dekorimin e profesorit të njohur të violinës Robert Paprvrami u zhvillua në sallën e hartave në kryeministri. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vlerësoi faktin që kjo sallë është kthyer në vendin ku vlerësohet arti.