Qirinjtë aromatikë çlirojnë kimikate të rrezikshme

62
Qirinjtë aromantikë janë zgjedhje e shpejtë për të krijuar një ambient të këndshëm dhe me aromë qetësuese, por studimet e fundit bëjnë me dije se ata çlirojnë disa kimikate të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Studiuesit nga Universiteti i New Yorkut, kanë bërë kërkime në shtëpitë që janë të izoluara mirë dhe sipas tyre, mungesa e ventilimit dhe ajrosjes, bën që kimikatet që lëshojnë këta qirinj, të jenë vdekjeprurëse.

Janë bërë testimet e ajrit brenda shtëpisë, apo kimikateve organike të paqëndrueshme, që ndodhen në secilën shtëpi dhe lëshimi i kimikateve që bën qiriu, kur bie në kontakt me këto kimikate, aktivizohet dhe shndërrohet në material helmues.