Qeveria, 5 milionë lekë për kurimin e Xhepës

728
Një fond prej 5 milionë lekësh është dhënë me vendim të qeverisë për kurimin e aktorit të njohur Ndriçim Xhepa, i cili prej kohësh vuan nga një sëmundje e rëndë. Sipas vendimit të qeverisë, shpenzimet për kurimin e Ndriçim Xhepës në një klinikë jashtë vendit do të përballohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Edhe më parë, aktori i njohur dhe protagonisti i dhjetëra filmave e dramave është përballur me probleme shëndetësore në mushkëri, që kërkojnë një trajtim mjekësor më të specializuar.
Sigal