Pulat me “Salmonelë” po helmojnë Shqiptarët

675
Përparim HALILI
Sigal

AKU “kap” 26 ton pula braziliane me “Salmonelë”, por në Shqipëri futen… 8500 ton pula kancerogjene 

Pulat e bllokuara dje me “Salmonellaspp”, patjetër do të “lëshohen” sot si “të sigurta”, siç u veprua me mishin brazilian
Rrjeti i kontrabandës, fut në Shqipëri edhe 10 mijë ton pula, pjesë e gjymtyrë pule, pa llogaritur 12 mijë ton të brendshme pulash, të cilat AKU që bën sikur kap një maune sa për teatër, lejon të kalojnë autokolona maunesh në pikat kufitare, duke i certifikuar si “të sigurta, të freskëta e me vlera ushqimore
Importuesve shqiptarë e të huaj që operojnë me tregun ushqimor shqiptar, u falen prej tregut dhe prodhuesve të vendeve të BE, të rajonit e të vendeve të Botës së Tretë, mijëra ton pula mbeturina e kancerogjene, me destinacion fundor Shqipërinë… për groposje, por me lejen e matrapazëve e batakçinjve të AKU-së, ato lejohen të futen në treg
Shqiptarët që po “vriten’ përditë nga pulat kancerogjene të importit të cilat certifikohen në kufi e në treg sit ë sigurta, dëgjuan dje AKU-në, që njoftoi se kishte bllokuar 24 ton pula të infektuara me “Salmonellaspp”, të importuara nga Brazili. A është kjo sasia e vetme që është futur në Shqipëri dhe a ka dijeni kupola e AKU, se sa mijëra ton pula skarcitet e vrasëse të konsumatorit, futen çdo muaj e vit në tregun shqiptar nga importi dhe nga cilat “PIK” (pika kufitare) ku AKU ka drejtori rajonale, shefa e inspektorë kontrolli, futen ato? AKU njoftoi, se pulat ishin me “Salmonellaspp” por nuk tregoi se cili është ai “bos”, që i fut këto pula në dogana dhe cilët i lejojnë të futen me “letra të rregullta” AKU-je në kufi e dogana, në treg, në konviktet e shkollave, në spitale, çerdhe e kopshte fëmijësh?! Pulat e bllokuara dje si të infektuara me “Salmonellaspp”, patjetër do të lejohen sot prej AKU, si “të sigurta”, siç u veprua edhe afro 2 muaj më parë me mishin kancerogjen të futur nga Brazili, të cilin AKU e bllokoi në mëngjes si “tepër të rrezikshëm” dhe në drekë e “liroi” si “shumë të sigurt”. Gazeta “Telegraf” e ka denoncuar qysh në 20 shtator 2016, faktin që në Shqipëri futen mijëra ton pula kancerogjene e të brendshme pulash nga Brazili, Maqedonia, Greqia, Turqia, Rumania, Bullgaria, Hungaria, Ukraina, Serbia, Rusia e deri nga India, duke publikuar skandalin e AKU që certifikon këto pula, paçka se janë me etiketa false për cilësinë, vlerat ushqyese, sigurinë, riskun e rrezikshmërisë, freskinë, origjinën e mallit e të vendit nisës dhe vendeve transit gjersa futen në Shqipëri. Kur publikuam denoncimin e një doganieri në Tiranë, lidhur me 24 ton pula kancerogjene të importuara me etiketa e letra shoqërimi false, drejtori çam i AKU Dritan Sejko, na kërcënoi me gjyq, nëse… do të vazhdonim denoncimet jo vetëm për pulat, por edhe për mishin kancerogjen pa identitet lloji kafshe, miellin serb-tagji kafshësh që përdoret për bukë e ëmbëlsira, sallamet që nuk dihet me çfarë produktesh prodhohen, madje “merakun” e kishe për bulmetrat e një firme produktesh qumështi, në “biberonin” e së cilës shkoi e “piu” disa ditë më parë edhe kryeministri, si reklamë të porositur elektorale. 

“TELEGRAF” ka denoncuar: 8500 ton pula kancerogjene, futen në tregun shqiptar

Tregu shqiptar ka pula kancerogjene. ka pula pa asnjë vlerë ushqimore, ka pula të fryra e të forcuara me injeksione kimike! Ka pula me mish, që u zbërthehet edhe me ujë dushi! Ka pula, kockat e të cilave janë kalbësira! Fakti është ky: 90% e pulave në tregun shqiptar janë plehra kancerogjene. Këto pula me rrezik për jetën dhe pa asnjë vlerë ushqyese, paketohen e etiketohen jashtë kufirit dhe brenda Shqipërisë, me të dhëna sikur janë me standarde të tregjeve të vendeve të BE dhe u shiten shqiptarëve! Madje, ka edhe sasi pulash në mijëra ton, që importuesve shqiptarë e të huaj që operojnë me tregun shqiptar, u falen prej tregut e pularive të vendeve të BE, të rajonit e të vendeve të Botës së Tretë, si mbeturina me destinacion fundor Shqipërinë… për groposje! Por në fakt, në bashkëveprim me batakçinjtë e AKU-së e të doganave, ato lejohen të futen në treg, në shkëmbim të ryshfeteve. Një fakt: Katër ditë më parë, kam parë një dokumentar televiziv tip profili, për një shef të lartë të AKU në Tiranë, ku reklamohej shtëpia e tij e madhe dhe e mobiluar me luks të klasit të lartë! 

Njoftimi zyrtar i AKU për 24 ton pula të bllokuara dje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar Urdhrit 131 datë 4.4.2017 të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave,” për importin e ngarkesave të produkteve me origjinë shtazore, të importuara nga Brazili, në pikat e inspektimit kufitar”, ka bllokuar një sasi prej 26 ton mish pule, të rezultuara me prezencë të “Salmonellaspp”. Inspektori i AKU-së në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës, ka bërë bllokimin e kësaj ngarkese me mish pule në “PIK” me origjinë nga Brazili, importuar nga firma importuese AMG më datë 3. 5. 2017. Nga kjo ngarkesë e bllokuar, janë marrë mostra për t’u analizuar pranë ISUV. Me daljen e përgjigjeve të analizave nga ISUV më datë 10. 5. 2017, ka rezultuar se kjo ngarkesë e importuar nga Brazili me mish pule, ka prezencë të “Salmonellaspp”. Sasia e ngarkesës me mish pule, vijon të qëndrojë e bllokuar në “PIK” Durrës, për procedura të mëtejshme. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, me përgjegjësi të plotë ndjek hap pas hapi të gjitha procedurat ligjore, për të garantuar sigurinë ushqimore për konsumatorët shqiptarë”!

Fakti/ 10 mijë ton pula futen kontrabandë në Shqipëri dhe certifikohen në treg prej AKU

Dje, AKU na tha se “zbuloi” dhe bllokoi 26 ton pula me infeksionin e rrezikshëm “Salmonellaspp”. Por në Shqipëri futen 8500 ton pula nga importi, të regjistruara në letrat e shtetit, se faktikisht futen edhe 10 mijë ton pula, pjesë e gjymtyrë pule, pa llogaritur 12 mijë ton të brendshme pulash. E kemi fjalën për mishin e pulave të importit, që AKU bën sikur kap një maune dhe lejon autokolona maunesh të futen në pikat kufitare, duke i certifikuar si të sigurta, të freskëta e me vlera ushqimore! Tregu shqiptar ka pula kancerogjene. ka pula pa asnjë vlerë ushqimore, ka pula të fryra e të forcuara me injeksione kimike! Ka pula me mish, që u zbërthehet edhe me ujë dushi! Ka pula, kockat e të cilave janë kalbësira! Këto pula plehra e vrasëse, paketohen dhe etiketohen jashtë kufirit e brenda Shqipërisë, me të dhëna false, sikur janë me standarde të tregjeve të vendeve të BE dhe u shiten shqiptarëve, për më tepër shiten edhe nëpërmjet tenderëve, si ushqim të garantuar për konviktet, çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve, azilet e pleqve, qendrat e fëmijëve jetimë, qendrat sociale të bashkive, rezidencave humanitare të invalidëve, dhe si ushqim bazë (mish) për spitalet! 

Në vijim, gazeta “Telegraf” do të publikoj fakte tronditëse nga tregu i pulave dhe mishit dhe dëshmi tregtarësh për ryshfetet që japin tek pazarxhinjtë shefa e inspektorë të AKU-së, në shkëmbim të letrave të rregullta të kontrolleve.

Një krim ushqimor i lejuar nga AKU, me pulat e vendit

Ky falsitet bëhet edhe në thertoret e pularive të vendit, të cilat tregtohen bashkë me “krim” të padukshëm që vret shëndetin dhe jetën e fëmijëve sidomos, por që lejohet me vetëdije prej kontrollorëve të AKU. Konkretisht, pulat e vendit paketohen e çohen në treg me gjithë pjesën e kërcirit të këmbës, kur kjo është kategorikisht e ndaluar edhe prej BE dhe OBSH, por edhe me ligjin shqiptar të ushqimit. Pse? Sepse kërcinjtë e këmbës së pulës, pas rrjepjes dhe kontaktit me sistemin ngrirës e ftohës, çlirojnë dhe përcjellin “doza” të rrezikshme infeksioni helmues në mishin e pulës, që pas konsumit shkakton helmimin e gjakut tek njeriu (konsumatori), sidomos tek fëmijët e moshës 1-10 vjeç! Kjo abuzim prej tregtarëve të pulave të vendit, bëhet thjesht për përfitim në peshën e pulave që hedhin në treg, mbasi siç thonë punonjësit thertoreve, në çdo 50 pula, fitohen 4 kilogramë mish pule vetëm nga kërcinjtë e tyre që nuk hiqen nga trupi i pulës! 
Pas aksionit të ditës së djeshme në Vlorë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, sqaron: 
Ndërhyrja u krye në kushte të plota teknike, profesionale e sigurie për qytetarët dhe objektet
Nisur nga disa reagime në “mbrojtje të jetës” së qytetarëve, që vijnë pas nisjes së prishjes së platformës pa leje ndërtuar nga hoteli New York në Vlorë sqarojmë: IKMT prej mbi tri vitesh kryen operacione shumë herë më të vështira se ky i sotmi, dhe përveç inspektorëve, janë të pranishëm edhe teknikë, specialistë si dhe forcat e rendit e të qarkullimit si në rastin e sotëm. Nëse nuk do kishte nxitim në “zbulime pakujdesish” do mësohej se operacioni po kryhej (siç duket nga videot dhe fotot) me “gërshërë” dhe jo me “çekiç pneumatik”.
Në të gjitha operacionet e kryera nga IKMT në të gjithë Shqipërinë, masat mbrojtëse kanë qenë maksimale dhe ashtu si dhe në operacionin e sotëm, nuk ka pasur asnjë dëm.
Pikërisht për të mos penguar qarkullimin në atë zonë në Vlorë, operacioni, ashtu si dhe kemi lajmëruar me anë të medieve, do të vijojë në orët e vona të natës.
I falënderojmë të gjithë për kujdesin, sidomos organet digjitale, dhe i sigurojmë se jeta dhe pasuria e qytetarëve janë primare për institucionin tonë, ashtu siç është edhe zbatimi i ligjit.