Publikohet biseda rrënqethëse e Marilyn Monroe pak para vdekjes

468
55 vite pas vdekjes së një prej aktoreve më të përfolura dhe më seksi në historinë e Hollywood-it, del në dritë një detaj rrënqethës i ditëve të saj të fundit. Bëhet fjalë për një bisedë që Marilyn Monroe ka bërë me aktoren Judy Garland, vetëm pak para se të gjendej e pajetë në shtëpinë e saj më 5 gusht 1962. Biseda rrëfehet nga bashkëshorti i tretë i Garland, i cili e ka përfshirë në një libër kujtimesh. Sipas tij, Judy-n e përndiqte vdekja e Monroe për shkak të fjalëve të fundt që ajo i kishte thënë. Garland kujtonte një mbrëmje në një festë Hollywood-i, ku Marilyn Monroe e ndiqte nga dhoma në dhomë duke i thënë: “Nuk dua të largohem shumë prej teje. Kam frikë.”
“Të gjithë kemi frikë. Edhe unë jam e frikësuar.”-iu përgjigj Garland. Sakaq Marilyn i tha: “Sikur thjesht të flisnim pak. E di që do të më kuptoje.”
“Besoj se mundem.Nëse je e frikësuar, më telefono dhe kalo nga unë. Do flasim për këtë.”- iu përgjigj ajo. Dhe kjo ishte biseda e tyre e fundit, duke qenë sE më pas, Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, nga një mbidozë e dyshuar medikamentesh për gjumë.
Sigal