Pse të jesh shef është një ndër gjërat më të vështira? Zbuloni 5 arsyet!

526
Mesa duket edhe të jesh shef nuk është aq e lehtë.
Sipas intv.al janë disa gjëra që i bën ata të gjenden në situata të vështira.
1. Marrin vendime që nuk ju pëlqejnë të tjerëve
Në punë ka edhe raste të jashtëzakonshme, ku një shef detyrohet t’i kërkojë punonjësve të tij, të bëjnë diçka jashtë programit të punës. Ata nuk duan të duken sikur po abuzojnë, por kur bëhet fjalë për të mirën e punës, detyrohen të sillen në atë mënyrë.
2. Detyrohen t’i thonë njerëzve kur nuk bëjnë punë të mirë
Sipas intv.al një shef sërish detyrohet t’i thotë dikujt në punë nëse nuk e ka bërë mirë punën. Edhe pse kjo mund të krijojë pakënaqësi te personi tjetër, këtë gjë e kërkon puna. Nëse duhet një rezultat i mirë, duhet të vendosin.
3. Kur gjërat nuk ecin mirë, shefi është i vetmi që fajësohet
Kur skuadra e tij e punës ecën mirë, merr lavdërime. E kundërta është kur puna shkon drejt rënies, shefi është i pari që akuzohet ndaj këtij rezultati.
4. Shumë njerëz i urrejnë
Sa përmendet fjala “shef”, direkt të shkon në mendje diçka negative, ose të kap stresi. Kjo varet edhe nga marrëdhënia që secili ka me shefin e tij. Shefat e marrin parasysh faktin që edhe do urrehen nga punonjësit e tyre.
5. Detyrohen t’i dëbojnë punonjësit
Në punë edhe pushohen njerëzit. Detyra më e vështirë e tij është t’i thotë dikujt se ka mbetur pa punë pra ta largojë.
Sigal