Pse nuk i kemi gjetur ende alienët?

528
Nëse universi është kaq i pamatë, ku janë të gjithë? Një prej zgjidhjeve të Paradoksit të Fermit është që një Filtër i Madh bllokon zhvillimin e qytetërimeve mjaftueshëm të përparuar, për të komunikuar me planete të tjerë. Po sikur pika jonë pa kthim të jetë ngrohja globale?
Në Rrugën e Qumështit gjenden mes 100 dhe 400 miliard yje, secili prej tyre potencialisht në qendër të një sistemi planetar. Në Universin e vëzhgueshëm ka të paktën dy mijë miliardë galaktika si e jona: edhe në qoftë se jeta zhvillohet në rrethana të rralla dhe fatlume, numrat janë në anën e tij. Në qoftë se 0.1% e planetëve potencialisht të banueshëm në galaktikën tonë do të mbështesnin praktikisht jetën, planetet e populluara do të ishin rreth një milion.
Ndal! Paradoksi i Fermit lind nga konsiderata të tilla: nëse ka mundësi të tjera të zhvillimit të jetës përveç tonës, atëherë pse askush nuk është shfaqur deri tani? Sipas një artikulli të botuar në në Futurism, një hipotezë për ne veçanërisht shqetësuese, në këtë fazë të evolucionit të Tokës, do të ishte ajo e Filtrit të Madh.
Sipas kësaj teorie – një zgjidhje e mundshme për Paradoksin e Fermit – përpara se një formë e jetës inteligjente të jetë në gjendje për të shkuar përtej planetit të vet, si dhe të komunikojë me qytetërimet e tjera, ka gjithmonë një pengesë që ndërhyn për ta ndaluar atë. Disa nga këto momente të tranzicionit – një lloj rrjete që pengon zhvillimin e qytetërimeve mjaftueshëm jetëgjatë – ndërhyjnë në fazat e hershme të jetës së një planeti. Ne në tokë mund të jemi në momentin e ndërhyrjes së një Filtri të Madh.
NE SYTE TANE
Nëse ngrohja globale do të vazhdojë pa ndryshuar kursin e saj, jeta në Tokë nuk do të vazhdojë gjatë. Qytetërimit njerëzor ka qenë në gjendje të lulëzojë në sajë të kushteve klimatike relativisht të qëndrueshme gjatë 12.000 viteve të fundit, të cilat kanë mundësuar zhvillimin e bujqësisë dhe aktiviteteve industriale (të njëjtat që po dëmtojnë planetin).
JASHTE KOHE
Speciet që kanë më shumë gjasa për t’i mbijetuar efekteve të ndryshimeve klimatike, janë ato që janë në gjendje për t’u ushqyer me çdo gjë dhe riprodhuar në një ritëm shumë të qëndrueshëm: pra, jo cilësitë tona më të mira. Zhdukje masive si ajo që jemi duke përjetuar mund të parandalojnë qytetërimet që ndodhen vite dritë larg, për t’u kryqëzuar me ne në dritaret e duhura kohore. Ndoshta alienët kanë ekzistuar tashmë, dhe do të ekzistojnë pas vdekjes sonë. Mund të jetë që jemi në letargji, duke pritur kohë më të mira.
Sigal