Pse një rreth ka 360 gradë?

597
Një gradë është fraksion i një rrethi, dhe ka 360 gradë në secilin prej rrathëve imagjinarë që përshkruajnë sipërfaqen e Tokës. Numri 360 në këtë kontekst zakonisht i atribuohet Babilonasve, që kishin një sistem numërimi me bazë 60. (Sistemi ynë modern është me bazë 10). Ata ishin ndoshta të parët që ndanë një rreth në 360 gradë (6 x 60). Disa historianë besojnë se sistemi me bazë 60 buron nga gjatësia e përfaërt në ditë të një viti kalendarik, por të tjerë thonë se Babilonasit ndoshta e zgjodhën 60-ën pasi është i pjesëtueshëm nga kaq shumë numra të tjerë. Hiparku, që shpiku sistemin formal të gjatësisë dhe gjerësisë, e ndau rrethin e tokës në 360 gradë, ku secila gradë kishte 60 minuta dhe çdo minutë 60 sekonda.
Sigal