Protestë mbi urë, bllokohet “Bay Bridge”

501
Ura bay bridge në san Francisco, kaliforni, është mbyllur pas një proteste të organizuar nga një grup demonstruesisht, me pankartat “Jeta e njerzve me ngjyrë ka rëndësi”.
Protestuesit janë mbledhur enkas në këtë urë të rëndësishme për të shkaktuar probleme në qarkullim e paralizim të trafikut e për të tërhequr në këtë mënyrë vëmëndjen e zyrtarëve. Këto janë pamjet e filmuara nga ajri, ku protestuesit duken qartë nën rrethimin e kujdesin e policisë.
Një prej protestueseve u nxorr me forcë nga makina e saj ndërsa dy të tjera të kapura për krahu me njëra tjetrën qëndruan në mes të rrugës për të shkaktuar probleme në lëvizjen e autmjeteve.
Ura e vetma që lidh banorët e zonave përreth me San Franciscon u mbyll për më shumë se 10 orë.
Protestuesit kërkuan që ti jepet fund diskriminimit dhe ti jepet e njëjta mundësi punësimi, edhe njerzve me ngjyrë.
Sigal