Promovimi i peshkimit, një hap drejt mirëqenies ekonomike

696
Peshkimi siguron një burim jetësor ushqimi, punësimi, rikrijimi, tregtimi dhe mirëqenie ekonomike për njerëzit në gjithë botën, për brezat e tanishëm dhe brezat e ardhshëm, prandaj duhet të drejtohet në një mënyrë të përgjegjshme. 

Peshkimi është çdo veprimtari për gjuajtjen e peshkut dhe organizmave tjerë ujor duke përdorur mjete dhe pajisje të ndryshme.

Për peshkim nevojiten në rastin më të thjeshtë filispanja, grepi dhe ushqimi i grepit, kurse në përgjithësi sot përdoren në më të shumtën e rasteve kallami i peshkimit, rrotulla e filispanjës si dhe fija e grepit, që është një fije e hollë e shkurtër me pesha të vogla prej plumbi, ose shkurt plumbçi, që vendoset midis filispanjës dhe grepit. Si gjymtyrë lidhëse midis fijes kryesore dhe paragrepit zakonisht vendosen edhe ganxha të vogla peshkimi.
Promovimi i peshkimit 
Synohet që nëpërmjet shkrimeve dhe fushatave promovuese të arrihet ndërgjegjësimi për një shfrytëzim sa më racional dhe të përgjegjshëm të burimeve peshkore të ujërave tona detare dhe të brendshme. Promovimi për një peshkim të shëndetshëm, duke ruajtur ekuilibrat natyrorë, do të konsistojë në nxitjen e peshkimit të përgjegjshëm; në ndërgjegjësimin për ruajtjen e biodiversitetit të habitateve e ekosistemeve ujore, si dhe mbrojtjen e specieve në rrezik; në vlerësimin e pasojave negative mjedisore mbi resurset nga aktivitetet njerëzore, me qëllim korrigjimin e tyre; në zvogëlimin e pasojave të ndotjes nga mbeturinat, zënies së peshkut me mjete të abandonuara etj; në përdorimin e mjeteve dhe teknikave të peshkimit selektiv me leverdi ekonomike dhe të sigurta nga pikëpamja mjedisore; në ndërgjegjësimin e komunitetit për mbrojtjen dhe rehabilitimin e ekosistemeve bregdetare dhe detare, ligatinore dhe lumore; në përmirësimin e përdorimit të baseneve duke i mëshuar rrezikut të aktivitetit njerëzor të pakontrolluar, si mbi shfrytëzimi i inerteve të shtretërve të lumenjve, të cilat kanë ndikuar në rritjen e shkallës së erozionit, denatyrimin e shtretërve të lumenjve dhe rritjen e rrezikut të përmbytjeve në rajon.

Promovimi i porteve 
Portet dhe administrimi i tyre si dhe promovimi i portit të ri të peshkimit në Durrës (në përfundim), si një mundësi e shtuar për parkimin e anijeve të peshkimit dhe jo vetëm, do të jetë një nga shkrimet e planifikuara në këtë projekt. Sektori i peshkimit përbën sot një përparësi kryesore për Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, edhe për shkak të potencialeve të pashfrytëzuara të peshkimit në vendin tonë, me një konsum 3,4 kg peshk për frymë në vit përballë vendeve të BE-së që arrijnë mesatarisht deri në 33 kg peshk për frymë në vit. Kjo gjendje ka nisur të përmirësohet dhe, sa i përket Durrësit, që ka edhe flotën më të madhe të peshkimit në vend, përfundimi i ndërtimit të portit të ri të peshkimit do të ngrejë këtë sektor në një nivel më të lartë, të njëjtë me gjithë vendet e rajonit. Gjithashtu, lehtësimi i sektorit të peshkimit nëpërmjet paketës së bujqësisë, duke ulur koston e peshkimit, do jetë një tjetër temë e shkrimeve promovuese. 

Angazhimi i Ministrisë së Bujqësisë 
Ky dikaster ka marrë angazhime të mëdha në funksion të ruajtjes së pasurisë peshkore dhe moluskore të bregdetit shqiptar. Do të evidentohen masat e marra nga ministria, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës si dhe Autoriteti Kombëtar të Ushqimit në ndalimin me çdo kusht të vjeljes, tregtimit, shpërndarjes së daterit (molusk) i cili mbrohet me ligj, për shkak të dëmtimit të shkëmbinjve gëlqerore e nënujorë ku ai rritet. Kështu një pjatë makarona me këtë lloj molusku, të bën bashkëfajtor në shkatërrimin e një metri katror shkëmbi nënujor, në shkatërrimin e një metri katror sipërfaqe koraline nënujore, duke shkatërruar pa kriter bregdetin shqiptar. Përdorimi i dinamitit, lëndëve plasëse për qëllime peshkimi konsiderohet i baras vlefshëm me krimin e mbajtjes e përdorimit të armëve. Mëshimi i idesë se kush praktikon këtë lloj peshkimi do përballet me forcën e ligjit si dhe shpjegimi i dëmeve të pariparueshme që shkaktohen në ekosistem do të jetë tema e një tjetër shkrimi promovues të këtij projekti. Përdorimi i lëndëve plasëse është i rrezikshëm për jetën njerëzore, përdorimi i lëndëve plasëse përveç dëmeve që shkakton te peshqit, dëmton në mënyrë të pariparueshme edhe gjithë ekosistemin ku peshku rritet. 

Midhja, “mbretëresha” e liqenit të Butrintit 
Midhja, “mbretëresha” e liqenit të Butrintit, do të jetë një angazhim tjetër promovues dhe sensibilizues i Ministrisë së Bujqësisë për produktin tipik që rritet vetëm në Sarandë, e cila zakonisht i kushtohet dhe një festë lokale në qytet, e cila përkon dhe me çeljen e sezonit turistik. Festa e Midhjes është kthyer ne një mundësi që bizneset vendase të promovojnë prodhimet e tyre. Në shëtitore instalohen biznese të shumta, me tezgat e tyre, që servirin mënyra të ndryshme të gatimit të midhjes. Peshkimi selektiv me qëllim ruajtjen e biodiversitetit, mbrojtjen e ekosistemeve ujore dhe cilësinë e peshkut do të pasojë vënien në zbatim të projektit. 

Liqeni i Shkodrës
Liqeni i Shkodrës, ujëmbledhësi më i madh në Ballkan Periudha mars – maj është koha gjatë së cilës peshku bën lëshimin e vezëve, sidomos në Liqenin e Shkodrës, i cili është ujëmbledhësi më i madh në Ballkan. Evidentimi i një fakti të tillë nëpërmjet një angazhimi sensibilizues do të luajë rolin e vet në ndërgjegjësimin e peshkatarëve për një peshkim të kontrolluar dhe brenda kuadrit ligjor. Një tjetër angazhim do të jetë ndërgjegjësimi i komunitetit në përmirësimin e përdorimit të baseneve duke i mëshuar rrezikut të aktivitetit njerëzor të pakontrolluar, si mbishfrytëzimi i inerteve të shtretërve të lumenjve, të cilat kanë ndikuar në rritjen e shkallës së erozionit, denatyrimin e shtretërve të lumenjve dhe rritjen e rrezikut të përmbytjeve në rajon. Këto e të tjera fushata promovuese do të realizohen duke u kujtuar grupeve të interesit se zbatimi i ligjeve dhe rregulloreve të bazuara në konventat ndërkombëtare do të sjellë një ekuilibër të qëndrueshëm midis nevojës dhe ekuilibrit natyror. Reportazhet për zonat e mbrojtura dhe intervistat me specialistët e fushës do të jenë të pranishme për të sjellë më shumë ndjeshmëri në këtë projekt me rëndësi për ekonominë e vendit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nënshkruan dokumentin e “Politikës së Menaxhimit të Riskut”
Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) Isuf Shehu, nënshkroi të premten në Ministrinë e Bujqësisë, dokumentin e “Politikës së Menaxhimit të Riskut të AKU-së”. Dokumenti i Politikës së Menaxhimit të Riskut është pjesë e masave që duhet të finalizohen përpara Samitit të Kryeministrave që do të zhvillohet më 4 Korrik 2016 në Paris dhe është në përputhje me agjendën e lehtësimit të tregtisë dhe të konektivitetit në rajon, në kuadër të procesit të Berlinit dhe Samitit të Vjenës. Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, i pranishëm në nënshkrimin e dokumentit të Politikës së Menaxhimit të Riskut të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU), u shpreh se, “menaxhimi i riskut, i zbatuar me rigorozitet nga AKU, do të rrisë sigurinë dhe standardet e cilësisë së ushqimeve. “Analizat periodike të kryera nga laboratorët rajonale dhe nga Instituti qendror ISUV, janë një domosdoshmëri për garancinë ushqimore”, tha ministri Panariti. Kreu i Bujqësisë gjatë fjalës së tij vuri në dukje se, stigmatizimi i prodhimit shqiptar në media, është dëm i madh për prodhuesin, tregtarin dhe konsumatorin.
Sigal