Promovim i Librit të Henri Çilit “Vonesa Shqiptare”; Si e bëri Edi Rama elektoral reformizmin në 25 Qershor

Botuesi Henri Cili vjen më një libër të ri “Vonesa Shqiptare”; Si e bëri Edi Rama elektoral reformizmin në 25 Qershor, një botim i Institutit Evropian Pashko. Një ese e shkurtër plus 10 artikuj, polemika dhe ndërhyrje publike të cilat vërtiten përreth reformizmit, populizmit, liberalizmit që Çili ka mbajtur në mjedise të ndryshme mediatike. Promovimi zhvillohet sot, ora 13:00, në ambientet e Universitetit Evropian të Tiranës.
Në këtë libër Henri Cili sjell një kërkim të ri social politik, kundrejt konteksteve, forcave, historisë së tyre dhe tendencave të riorganizimit, në përmbledhjen e shkrimeve me titull “Vonesa shqiptare”, në të cilin përpiqet ta kthejë të kuptuarit e tij në një perspektivë orientuese më të mirë për të gjithë.