Prokuroria kërkon 2 vjet burg për Neymarin dhe 5 vjet burg për ish presidentin e Barcelonës

96

Pavarësisht
kërkesave të Kompanisë DIS, Prokuroria ka kërkuar vetëm dy vjet burg dhe 10
milionë euro gjobë për Neymar dhe 5 vjet burg për ish presidentin e Barcelonës
Sandro Rosell. Është kjo kërkesa e Prokurorisë para Gjykatës në proçesin për
mashtrim dhe korrupsion në lidhje me transferimin e brazilianit nga Santos te
blaugranat në verën e 2013, siç bën të ditur e përditëshmja spanjolle El Mundo
Deportivo.

 

Masa
me burg janë kërkuar nga Prokuroria Iberike edhe për prindërit e Neymar, për
babin është kërkuar dy vitet, derisa për nënën një vit.

 

Të gjithë personazhet e përfshirë
akuzohen se kanë fshehur shuma të majme në transferimin e sulmuesit latin.
Komunikata e diskutueshme e Fiskalia, është vetëm etapa e fundit e një proeçsi
të rihapur në Shtator nga Audienca Nacional për llogari të fondit DIS, që
zotëronte 40% të kartonit të Neymar.