Projektohet avioni hipersonik me shpejtësi prej 6.000km/h

167
Planet për ndërtimin e një avioni hipersonik do ta bëj rrugën nga Pekini ne Nju Jork veç për dy orë, ku normalisht kjo distancë përshkruhet për 14 orë.
Sipas shkencëtarëve të Akademisë së Shkencave në Pekin, Avioni do ketë një shpejtësi prej 6.000km/h ose e thënë ndryshe 5 herë sa shpejtësia e zërit.
Udhëheqësi i projektit Dr Cui Kai ka shprehur se me ketë projekt, teknologjia do ndryshoj transportin duke përshkruar distanca të gjata pa humbur shumë kohë.
Aktualisht Avioni hipersonik është projektuar për 2 persona dhe me një formë krahësh të cilat zvogëlojnë turbulencat e bënë udhëtimin edhe më komodë.
Së shpejti pritet që kjo teknologji të përdoret dhe te mjetet e tjera të transportit ajrorë.
Megjithatë zhvillime të tilla teknologjike nuk lumturojnë çdo këndë.
Shumë specialistë të tjerë kanë deklaruar se të tilla mjete transporti mund të përdoren dhe për qëllime të tjera si transportimin e bombave bërthamore.
Shpejtësia me të cilën karakterizohen këto mjete e bënë të vështire identifikimin dhe parandalim e tyre ne kohë.