Prof. Flamur Tartari/ Isamil Tartari themeluesi i Radiologjisë Shqiptare

742
Themeluesi i Radiologjisë Shqiptare Kanë kaluar 120 vjet kur shkencëtari i shquar gjerman Vilhelm C. Rontgen zbuloi rrezet X (Rontgen). Ai lindi me 1845 në Leenep të
Gjermanisë. Sot populli dhe shteti gjerman me të drejtë e respektojnë këtë gjeni, ndërsa shtëpia e tij e lindjes është kthyer në muze. Zbulimi i rrezeve X ishte suksesi më i madh i shkencës në fund të shekullit XIX si pasojë e një pune intensive shumëvjeçare. Gjatë eksperimenteve të shumta, gjermani Rontgen konkludoi se rrezet katodike, kur përplaseshin në tubin e Hitfordit, prodhojnë një rrezatim të ri të padukshëm. Këto u quajtën rreze X. Për t’i dokumentuar këto eksperi-mente ai përdori pllaka fotografike. Më 25 dhjetor 1895, pas disa fotografish, ai pa të ekspozuar dorën e bashkëshortes së tij. Kjo cilësohet si radiografia e parë në historinë e njerëzimit. Këtë zbulim të madh ai e publikoi në Buletinin e Shoqatës Fiziko – Mjekësore të Universitetit të Vurzburgut me titull: “Një lloj i ri rrezatimi”. Natyrisht, për kohën, ky qe zbulimi më i madh i mendjes njerëzore dhe si i tillë më 10. 12. 1901 iu dha Çmimi Nobel, ndërsa rrezet u quajtën Rontgen. 

Dy vjet pas zbulimit të rrezatimit të ri, lindi në Durrës pionieri i parë i radiologjisë shqiptare, dr. Ismail Tartari. Ai lindi në një familje qytetare, e cila bënte pjesë në një rreth të ngushtë intelektual të asaj kohe. Meqenëse Ismaili qysh në moshë të vogël kishte interesa të mëdha për shkollim, atëherë lindi ideja te të afërmit për ta ndihmuar që të vazhdonte studimet jashtë vendit, në Itali dhe pikërisht në Kolegjin arbëresh të Shën Mitër Coronës, në Kalabri. Edhe atje mjeku i ardhshëm u dallua midis bashkëmoshatarëve të tij. Ishte pikërisht I. Tartari ai që mbajti fjalën si një i ri intelektual në Durrës kur hyri qeveria e princ Vidit. Më vonë intelektualët durrsakë, në kuadrin e vendimeve atdhetare të Kongresit të Lushnjes për shkollimin e të rinjve shqiptarë, e dërguan për studime në Romë në Fakultetin e Mjekësisë. I. Tartari dhe Anton Ashta ishin dy studentët e vetëm shqiptarë që dallonin nga të tjerët. Kjo ishte dhe arsyeja që rektorati zgjodhi këta dy studentë në kolegjiumin e revistës mjekësore, të cilët me artikujt e tyre mjekësorë u bënë të njohur në qarqet universitare. Një datë e paharruar dhe një kënaqësi e veçantë do të mbetej për studentët shqiptarë që studionin në Romë në fakultete të ndryshme takimi me Fan. S. Nolin. Ky vigan i demokracisë e i kulturës shqiptare, ky artist, shkencëtar, politikan, publicist, shqipërues, teolog, dhe mbi të gjitha, atdhetar i madh, së bashku me atdhetarin Avni Rustemi kërkuan që të takoheshin me të studentët që do të ishin e ardhmja e Shqipërisë. Pas këtij takimi, në biseda të ndryshme, I. Tartari do të përsëriste fjalën e madhe të Nolit: “Shqipëria është jona, i takon djelmënisë së shkolluar shqiptare ta ndërtojë atë. Atje është vendi ynë për të punuar dhe jetuar… “ Pas mbarimit shkëlqyeshëm të fakultetit më 1922, I. Tartari u kthye në Durrës, tashmë mjek i ri, në bashkinë e qytetit të lindjes. Ja vendimi i drejtorisë së përgjithshme të shëndetësisë shqiptare.

 Dokument i gjetur në Arshivën e Shtetit:
Rontgen. 1988
Republika Shqiptare
Drejtoria P. e Shëndetësisë
Tiranë, më 14 – VIII – 1936
Nr. 1510
Zotni Dr. Ismail Tartari
Në Durrës
Në bazë të Vendimit të Këshillit Bashkisë së Durrësit Nr. 201 datë 8 – VIII – 1926, Ju lajmërojmë se kjo Drejtori Ju ka emënue Mjek të Bashkisë në Durrës me rrogën e caktueme në budgjetin e saj që prej datës së fillimit t’Uej në detyrë. Presim prej jush zell e aktivitet në detyrën që merrni përsipër, me ndërgjegje të pastër e atdhetare. Drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë. Dr. R. Frashëri
Fillimet e punës
Fillimisht u mor me organizimin shëndetësor të qytetit, kanalizimet e ujrave si dhe me problemin më të madh për qytetin – mushkonjat. Netë të tëra ai i kalonte në fshatra duke bërë depistime të pjesshme për qendrat e foleve të mushkonjave dhe për njerëzit që vuanin nga malaria, një sëmundje mjaft e përhapur në bregdet. Dr. Tartari i dinte mirë simptomat e kësaj sëmundjeje të rëndë, të cilën vetë e kishte kaluar shumë vite në parë me një zmadhim të madh të shpretkës. Duke vënë re zellin dhe pasionin e mjekut të ri, Bashkia e qytetit miratoi bursën e akorduar për specialitetin e ri për Shqipërinë, atë të radiologjisë. Në Romë dr. Tartari studioi me seriozitet këtë disiplinë të re për të, por që në botë kishte 30 vjet që kishte hyrë. Pas dy vjetësh kthehet në atdhe, por tashmë filloi punën në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. Më 17 gusht 1928 emërohet drejtor i parë i shërbimit të ri të radiologjisë shqiptare. 

Mbretit Zog, ai bëri radioskopinë e parë. Duke vazhduar punën me zellin që e karakterizonte, madje pa u mbrojtur vetë nga rrezet, ai fitoi një reputacion të madh në shkallë vendi. Po në këtë nivel ishte edhe autoriteti që gëzonte edhe midis mjekëve të spitalit të Tiranës, si doktorët O. Jonuzi, S. Tefiku, B. Zyma, J. Theodhosi, J. Jorgoni, F. Shiroka, H. Sulçebeg etj. Së bashku me dr. S. Tefikun, A. Mihalin e J. Bashën në vitin 1932 dhe më vonë në vitin 1935 mori pjesë në kongreset e sëmundjeve të mushkërive, ku midis të tjerash, u mbajt edhe një temë për përhapjen e sëmundjeve të mushkërive dhe të tuberkulozit në Shqipëri. Gjatë luftës kundër fashizmit shtëpia e tij u shndërrua në një qendër shëndetësore për t’u ardhur në ndihmë të sëmurëve e të plagosurve, luftëtarë të lirisë. Pas çlirimit të vendit, filloi menjëherë punën, mjek pranë Spitalit Ushtarak të Tiranës. Pasioni që kishte për profesionin e detyronte të punonte me të njëjtin ritëm, pa u lodhur, duke u bërë ballë njëkohësisht edhe shqetësimeve të përditshme që i vinin nga aparatçikët, të cilët e akuzonin për borgjez, njeri që nuk bën përpjekje për ngritjen ideopolitike, etj. Ai, brenda viteve ‘44-48, u bëri rreth 70 mijë skopi të rinjve në të gjitha anët e Shqipërisë që paraqiteshin në shërbimin ushtarak, pa marrë masa mbrojtëse. Por dr. Tartari,  në vend të librit të marksizmit, merrte në krahë aparatin portativ të radiologjisë, flurografin dhe bridhte në tërë vendin, në çdo repart ushtarakm për të ekzaminuar ushtarët. Duke shfrytëzuar rastin, nga reparti ushtarak ai shkonte edhe në fshatrat përreth për t’u ardhur në ndihmë fshatarëve. Këtë punë shpeshherë ai e bënte fshehur shoqëruesve ushtarakë, pasi këta “nuk përgjigjeshin për fshatin”.

Ismail Tartari me shokët e tij, student në Romë më 28 Nëntor 1922. Midis tyre Fan Noli dhe Avni Rustemi Pasi doli nga ushtria punoi në poliklinikën e Tiranës, duke dhënë një ndihmesë të madhe në shërbimin ambulator. Bashkëkohësit e tij, si tekniku S. Iljazi, thonë se “Dr. Tartari ishte i paarritshëm në interpretimin e radiografive të kockave për rastet urgjente, si dhe kishte një përvojë të madhe në skopitë e stomakut”. Tepër kompetent ishte edhe në rastet e interpretimit të grafive te të vegjlit. “Për dr. Tartarin, – kujton pas 30 vjetësh dr. Dh. Nishani, – ruaj kujtimet më të mira si mjek i vjetër dhe me përvojë, si themelues i radiologjisë shqiptare. Ai është nga të paktët radiologë në mjekësi e të paktët në botë me një jetëgjatësi të madhe si radiolog që punoi 40 vjet nën rrezet e rrezikshme të Rontgenit, pa u mbrojtur. Populli i Tiranës, mbarë vendi e kujtojnë me respekt dr. Tartarin, ashtu siç nderojnë edhe shumë intelektualë të tjerë, të cilët punuan pa u kursyer në dobi të vendit të tyre. Ata i shërbyen këtij vendi në situata të vështira që krijoi regjimi komunist, i cili në forma të ndryshme u krijoi strese të gjithë atyre që kishin mbaruar në Perëndim. Kujtimi më i mirë për këta intelektualë të shquar, të cilët e kaluan jetën e tyre në tre regjime të ndryshme, por mbeten me dinjitet shqiptarë të vërtetë, duke pasur parasysh edhe praktikat botërore do të ishte mirë, që shërbimeve
sipas specialiteteve në poliklinika dhe spitale, t’u viheshin emrat e themeluesit të tyre në Shqipëri. Një akt i tillë, përveç të tjerave, do të bëhej edhe një pengesë në rrugën e harresës.
Të dhëna nga shtypi:
Prof. Ismail Tartari (1898-1968)
Pionier i Radiologjisë Shqiptare
U përkujtua 100 vjetori i lindjes së mjekut të parë radiolog të Shqipërisë, prof. dr. Ismail Tartari. Veprimtaria u organizua nga shoqata e radiologëve shqiptarë në përkujtim të punës dhe ndihmesës së madhe që i ka dhënë mjekësisë dhe sidomos radiologjisë shqiptare mjeku i madh Tartari. Dr. Hysen Karaj mbajti një referat në kujtim të jetës dhe të veprës së profesorit. Ka lindur në Durrës në vitin 1898, 3 vjet pas zbulimit të rrezeve të rontgenit, pasi ka kryer studimet e para në krahinën e Kalabrisë (Itali). Studimet e tij në këtë periudhë ishin mjaft të suksesshme dhe mundësuan akordimin për të, të një burse studimi. Studioi në Universitetin e Romës për mjekësi dhe i përfundoi studimet me sukses të plotë, duke merituar medaljen e artë. Në vitin 1926 kthehet në vendlindje dhe punoi në Bashkinë e Durrësit mjek i përgjithshëm. Pas dy vjet pune, në vitin 1928 shkoi përsëri në Romë për t’u specializuar në radiologji. Nën drejtimin e prof. Buzit, të njërës prej figurave më të shquara të radiologjisë ndërkombëtare, kreu specializimin në këtë fushë të re për kohën, por edhe shumë të vlefshme për njerëzimin. Instituti i Radiologjisë në Romë ka qenë një nga institutet më prestigjioze dhe me përfaqësuesit më
të mëdhenj të kësaj shkence mjekësore. Me kthimin e tij në Shqipëri ai themeloi dhe vuri gurin e parë në radiologjinë shqiptare duke u bërë babai i saj. Që në vitin 1928, pas themelimit të kësaj fushe të re, ai nuk iu nda më aparatit dhe pacientët e tij. Gjatë luftës për zbulimin e sëmundjeve të mushkërive ai ka punuar duke drejtuar ekipe
të përbërë nga ekspertë të huaj.  Në vitin 1944 punoi në Spitalin Ushtarak si shef i radiologjisë.  Miqtë e tij e kujtojnë elegant, me një inteligjencë sui generis, i dashuruar pas valsit.
Sigal