Prof. Edmond Panariti: “Festivali i Verës Shqiptare”, promovim i suksesit të produkteve shqiptare

509
Sigal

U zhvillua “Festivali i Verës Shqiptare”, organizuar me pjesëmarrje të
gjerë e me sukses të plotë nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe
Administrimit të Ujërave, nën kujdesin e posaçëm të
Ministrit të
Bujqësisë, Prof. Edmond Panaritit, aktivitet i organizuar në kuadër të programit promovues të
produkteve ushqimore shqiptare “Muajt e Bujqësisë”. Në këtë aktivitet,
mori pjesë Ministri i Bujqësisë, Prof. 
Edmond Panariti, përfaqësues të kompanive të ndryshme të prodhimit të
verës, kompanive të tjera shqiptare, si dhe donatorë e përfaqësues të Trupit
Diplomatik të akredituar në Tiranë. Ministri
Panariti, deklaroi: “Shqipëria është vend që mund te konkurroje me cilësinë e
produkteve bujqësore e jo me sasi, pasi me këtë te fundit konkurrojnë ato
shtete që kanë sipërfaqe shumë herë më të mëdha sesa ne. Një nga këto produkte janë
edhe verërat shqiptare, të cilat eksportohen në shume vende dhe kanë një cilësi
mjaft të lartë”. Organizimi i ceremonisë përmbyllëse të Festivalit të Verës
Shqiptare, u zhvillua në kuadër të Muajve të Bujqësisë dhe  tashmë është
kthyer në një traditë të promovimit të sektorit të prodhimit të verës. Gjatë
ceremonisë u zhvillua edhe  ndarja e çmimeve për verën më të mirë për
vitin 2016. Krahas ceremonisë së
ndarjes së çmimeve, u organizua edhe një ekspozitë e produkteve shqiptare,
gatimeve tradicionale shqiptare, ku të ftuarit patën mundësinë e shijimit të
produkteve dhe gatimeve cilësore shqiptare, siç është edhe motoja e
« Muajve të Bujqësisë Shqiptare 2016”.