Prof. Dr. Ramazan H. BOGDANI/ Historiafestivalistika e folklorit shqiptar

1106
Përcaktimi kronologjik i Festivaleve: Historiafestivalistika e folklorit shqiptar 
• Festivali i Parë Folklorik Kombëtar (FK), Tiranë – 1949
• Festivali i Dytë FK, Tiranë – 1950
• Festivali i Tretë FK, Tiranë – 1952
• Festivali i Katërt FK, Tiranë – 1957
• Festivali i Pestë FK, Elbasan – 1966
• Festivali i Gjashtë FK, Gjirokastër – 1968
• Festivali i Shtatë FK, Gjirokastër – 1973
• Festivali i Tetë FK, Gjirokastër – 1978
• Festivali i Nëntë FK, Gjirokastër – 1983
• Festivali i Dhjetë FK, Gjirokastër – 1988
• Festivali i Njëmbëdhjetë FK, Berat – 1995
• Festivali i Dymbëdhjetë FK, Gjirokastër – 2000
• Festivali i Trembëdhjetë FK, Gjirokastër – 2004
• Festivali i Katërmbëdhjetë FK, Gjirokastër – 2009
Rrjedhimisht, sipas dokumentacionit, FFK – Gjirokastër 2015, do të duhej të përcaktohej i Pesëmbëdhjeti. 
Një veprimtari të ngjashme me këto Festivale, do të përbënte “Manifestimi Folklorik: Takimi Kombëtar i Rapsodëve, Këngëtarëve, Valltarëve dhe Instrumentistëve Popullorë”. Është zhvilluar në Lezhë, në kuadrin e 500 vjetorit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
“Historiofestivalistika e Folklorit Shqiptar” legjitimohet edhe përmes kronikash, reportazhesh dhe filmash dokumentarë. Ato ruhen pjesërisht në Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit – Tiranë, dhe po ashtu në Arkivi i Institutit të Kulturës Popullore e në faqen e web-it You Tube.
Një dokumentacion i pasur gjendet edhe në Arkivi Vetjak i Bogdanit.
Dy shtojca mbresëlënëse: 
1. “Ndërmarja Shtetërore e Kinematografisë Shqiptare” dëshmon për plazmimin e disa Festivaleve. Kështu, i Pari u hap në Tiranë, më 21 shtator 1949 në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”. Në skenën e ngritur enkas, në prani të mijra shikuesish, morën pjesë 41 grupe folklorike me rreth 1500 bartës nga e gjithë Shqipëria.
2. Sipas filmit dokumentar “Gjurmë të shpirtit shqiptar”, në Festivalin e fundit, të Katërmbëdhjetë, zhvilluar në Gjirokastër më 2009, morën pjesë 1500 bartës. Konkuruan 18 ansamble folklorike, ndërkohë që 5 të tillë ishin të ftuar nga shqiptarët e përtejkufijve dhe Diaspora. 
Sipas platformave përkatëse, Festivalet Folklorike Kombëtare në Shqipëri janë organizuar nga shteti përmes ish-Komitetit të Kulturës dhe Artit, ose Ministrisë së Arsimit dhe në vijim nga Ministria e Kulturës.
Drejtimi shkencor i Festivaleve (pas të Pestit, më 1966) është kryer nga ish-Instituti i Folklorit, apo Instituti i Kulturës Popullore – Akademia e Shkencave, (sot Instituti i Antropologjisë dhe Studimit të Artit – QSA), si i vetmi Institucion shkencor dhe shtetëror në Shqipëri.
Festivalet janë zhvilluar me konkurrime, sipas Rretheve, Qarqeve ose Prefekturave. Çdo Ansambël Folklorik përfaqësues përbëhej nga 60 bartës, me të drejtë konkurrimi prej 30 minutash.
Juria e çdo Festivali do të shpallte fituesit: Flamuri i Festivalit; Çmimi i Parë; Çmimi i Dytë dhe Çmimi i tretë. Gjithashtu fitonin çmime edhe grupe ose individë sipas zhanreve folklorike. 
Gjatë zhvillimit të çdo Festivali ose më pas, janë organizuar Diskutime, Sesione, Simpoziume ose Konferenca Shkencore për Folklorin shqiptar, tradicional dhe bashkëkohor.
Botimet e shumta, posaçërisht nga Akademia e Shkencave, kanë ndriçuar begatinë e folkloristikës shqiptare, me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.
Si punonjës shkencor profesional, kam ndjekur 12-të nga 14-të Festivalet, si bashkorganizator, teksa do të veçonim edhe funksionet e të qënit Anëtar Jurie në disa Festivale.
Hapësira e “Historiofestivalistikës të Folklorit Shqiptar” do të shquante edhe për zhvillimet e përtejkufijve. Të tilla kanë qënë ato në Kosovë, te shqiptarët e Maqedonisë e të Malit të Zi, te shqiptarët e Turqisë si dhe te arbëreshët e Italisë.
Kam patur rastin të ndjekë Festivale në Kosovë (Gllogovc – 1980 dhe Drenas – 2002); në Maqedoni (Tetovë – 1995, me funksionet e Kryetarit të Jurisë); te Arbëreshët e Italisë (Çivita – 2000 dhe Strighar – 2003, në të Dytin si Kryetar i Jurisë dhe President i Simpoziumit Shkencor përkatës). Ansamble të tilla, si dhe nga Diaspora, shpesh herë kanë qënë të pranishëm si të ftuar në Festivalet Folklorike Shqiptare.
Kam marrë pjesë në 12 Festivale Folklorike Ndërkombëtare: Greqi (1988); Turqi (dy herë më 1998); Rumani (1999); Hungari (2002); Spanjë (2006 dhe 2011); Mali i Zi (2008); Maqedoni (2008); Francë (2008) dhe Vlorë – Shqipëri (2008 dhe 2009).
Në këto veprimtari ndërkombëtare, autori ka qenë i angazhuar edhe me funksione të rëndësishme. Kështu, në Festivalin e Bursës (Turqi – 1988) ka përjetuar detyrën e Anëtarit të Jurisë Ndërkombëtare. Kurse në një tjetër, në Stamboll (Turqi – 1988) ka qenë Kryetar i Tryezës së Rrumbullakët për zhvillimet dhe rezultatet e një Festivali Folklorik Ndërkombëtar.
Posaçërisht pas viteve ’90, “Historiofestivalistika e Folklorit Shqiptar” është pasuruar ndjeshëm edhe përmes organizimeve të Festivaleve Folklorike Kombëtare sipas fushave përbërëse. Të tillë kanë qenë: Festivali i Këngës Qytetare, i Këngëve Polifonike, i Rapsodëve Popullorë, i Sazeve Popullore, i Valleve Folklorike etj.
Për fushën e valleve do të veçoja Festivalin e Parë Kombëtar, të zhvilluar në Tiranë më 1959 (kam qenë në detyrën e Anëtarit të Jurisë). Aty konkurruan 27 grupe përmes 97 njësish koreografike (Arkivi Vetjak i Bogdanit, Fletore nr. 3,18 faqe).
Në përfundim, përsa u trajtua, ndonëse për herë të parë, “Historiofestivalistika e Folklorit Shqiptar” do të përbënte evente filozofike në shndritjen e kulturës sonë kombëtare. 
Prof. Dr. Ramazan H. BOGDANI, 
gjatë një interviste televizive
Festivali i Tretë Folklorik Kombëtar, Tiranë 1952
Ardhja e festivalistëve…
Festivali i Gjashtë Folklorik Kombëtar, Gjirokastër 1968
Shikuesit duke ndjekur Festivalin
Sigal