Poradeci, qytet piktoresk  dhe vendlindja e poetit të shquar Lasgush Poradeci dhe shkrimtarit  befasues Mitrush Kuteli, është edhe një qytet i pëlqyer pushimi dhe çlodhjeje për shqiptarët , por edhe për të huajt. Liqeni i përjetësuar poetikisht nga Lasgushi, ajri i pastër , lulet dhe korani ia shtojnë vlerën këtij qyteti  magjepës. Natyra e bukur, me liqenin , me kodrat rrethuese dhe diellin lozonjar ndofta e shpegojnë faktin pse ka edhe shumë piktorë, sa do ta quaja , qyteti i piktorëve. Në të kaluarën dmth para viteve 90 të shekulli të XX  të, qyteti i Poradecit pas kabinave me dërrasa në plazhin e Durrësit, ishte më i kërkuari. Kabinat e pushimit shpërndaheshin nga bashkimet profesionale dhe vështirë se do të merrje ndonjë kabinë pa patur ndonjë të njohur ose mik në kryesinëze kësaj organizate. Brezi i ri e ka tepër të vështirë të kuptojë se ato të quajtur kabina ishin si kuti shkrepse, me ëc kolektive pas vargut të kabinave dhe kudo shikoje gra që skuqnin për drekë speca. Ky quhej pushim socialist . Në qytetin e Poradecit qytetarët ofronin me pagesë dhoma për pushime.

Qytetarët poradecarë shquhen për  bujari, për mikëpritje, madje disa herë  pronarët e këtyre mjedise për pushim u gatuanin nuseve të reja që ato të përdorin gjithë kohën për pushim, për të notuar në liqen. Pushuesit ndiheshin si anëtarë të këtyre familjeve poradecare. Ruaj ende të freskëta përshtypjet nga pushimet e përvitshme në në familjen e inxhiner Arshim Çela, nëna e të cilit na priste si fëmijtë e vet dhe na gatuante ato gjellë të shijshme që ajo i bënte plot mirësi. Me një fjalë kjo është skica,dhe skeleti i kushteve dhe mënyrës së pushimeve në shoqërin socialiste. Ndryshimet historike pas vitit 1990, vendosja e rendit pluralist demokratik i hapi udhë shoqërisë së re e mbështetur mbi pronën private dhe ekonominë e  tregut të lirë.Transformimet e thella ekonomike politike  shoqërore, hapja ndaj botës dhe lëvizja e lirë e njerëzve, krijoi një mënyrë të re jete dhe kulture. Shqiptarët punojnë të lirë në bisneset e tyre , në lokalet private , edhe një pjesë në administratën shtetërore , ata e gëzojnë të drejtën dhe mundësinë e pamasë për pushime kudo që ata dëshirojne dhe kanë mundësi, brenda Shqipërisë ose jashtë saj. U ndërtuan dhe po ndërtohen hotele turistike, vila  moderne, u krijua një strukturë rrugore e mirë për të lehtësuar qytetarët që tashmë lëviznin edhe me makinat e tyre private. Jeta dhe koha kishte ndryshuar për mirë për shqiptarët.

Kështu u krijuan kushtet dhe u krijua koncepti i ri, ai bashkëkohor turizmit. Këtë vit, nga masmedia dhe programet televizive, dëgjojmë një bum të turistëve të huaj , por edhe të shqipëtarëve që pushojnë jashtë vendit. Në Poradec , në hyrje të qytetit mu buzë liqenit  dhe në krah të shtatoreve të shkrimtarëve Lasgush  Poradeci dhe Mitrush Kuteli, ngrihet hotel Enkelana. Kam 5 vjet që pushojnë në këtë hotel, i cili ka standarte të larta dhe kushte të përshtatshme për  pushime, shërbim të shkëlqyer dhe ushqim bio. Pastërtia e dhomave të gjumit, higjena në to, pastërtia në sallone, në restorant , në kafenë dhe të gjithë mjedisin e hotelit është fantastik. Në gjykimin e gruas , e cila ka kaluar testin e pastërtisë si nuse gjirokastrite, këto gra, që kujdesen për dhomat e gjumit, mjedisin janë të papara. Ato janë të shkathëta, të përgjeshme , dhe dhomat e gjumit , me kujdesin e tyre mbajnë vetëm erë ujë dhe të ndjellin kënaqësi dhe rehati… Gjirokastra njihet edhe si qytet i pastërtisë shembullore.

Dikur ekzistonte një traditë  interesante , që do quhej testi partisë për nuset e reja. Ky test kishte tri nene, që përfshinin , pastërtinë e trupit, pastërtinë e krevatit të fjetjes dhe veçanërisht atë të çarçafeve dhe këllëfeve të jastëkëve dhe e treta pastërtinë e ëc së..  Tashmë kjo traditë ka mbetur vetëm në kujtesën e brezit të tretë. Në hotel Enkelana një kujdes të veçantë i kushtohet ushqimit, i cili ëshë pothuajse bio. Madje këtë vit atje po ofrohet një menu e veçantë , që do ta quaja menu e hapur. Vitin e kaluar, më thoshte Dashamiri, pronari i hotelit, ndodhi që dy gra të moshuara po grindeshin me një kamarier dhe ankoheshin se nuk gjenin asgjë për të ngrëne në menunë ekzistuse.Në një kuptim ato kishin të drejtë, shtoi Dashi, prandaj këtë vit kemi një mënyrë të re për plotësimin e dëshirave dhe kërkesave të pushuesve. Pasi ata kanë ngrënë mëngjesin, ata kanë te drejtë, madje kamarierët i nxisin dhe i pyesin se çfarë do të dëshëronin për drekë për vete, bashkëshorten ose fëmijtë. Kemi zgjidhur një mënyrë të mirë për të kënaqur secilin pushues, tha ai në fund. Mu duk  me interes kjo menu e hapur, që mund ta përdorin edhe në restorante dhe lokale të tjera. Mjaft të njohur dhe miq më pyesin pse shkoj çdo vit për pushime në hotel Enkelanën. Kam vetëm një përgjigje dhe me një fjalë shërbimi shembullor.Në të gjithë mjedisn e hotelit je rrethuar nga vëmendja sjellja dhe takti qytetar i kamarierëve, punonjësve, grave të dhomave të gjumit etj. Qysh sa hynë në hollin e parë, te sporteli, të pret plot vëmendje dhe buzëqeshje  Vangjua, sportelisti, i cili përballet me kërkesa nga më të ndryshmet për katin, drejtimin e dhomës  etj. Ai ul kokën në ato defter të gjërë dhe në kompjuter dhe në një kohë të shkurtër ke marrë dhomën e kërkuar dhe çelësin e saj. Në restorant ose në kafene, kamaierët janë të shpejtë, të vëmendshëm, buzagas, të durueshëm dhe mbi të gjitha të pakorruptueshëm, Personalisht kam pasur mjaft zhgënjime nga sjelljet e kamarierëve në disa lokale dhe kafene në  Tiranë.

Më duket e habitshme dhe pavend që të gjithë kamarierët në restorant dhe në kafene janë vetëm djem dhe nuk ka asnjë vajzë. Këtë sindrom mashkullor e gjejmë pothuajse edhe në lokalet dhe restorantet e Tiranës. Në Nju Jork dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vajzat e të gjitha shtresave pëlqejnë dhe punojnë si kamariere në të gjitha turnet. Ato e pëlqejnë profesionin e bukur të kamarieres. Pronari ose siç e thërras bosi i hotelit , Dashamiri, është një burrë energjik, fjalë pak, por dëgjues i mirë, me karakter dhe fytyrë fisnike, që nuk rri gjatë në një vend. Kontrollon mjedisin, shezlongët, por guzhina është objketivi kryesor i ditës. Sheh furnizimin, cilësinë, gatimin , bisedon me guzhinerët, jep udhëzime dhe dëgjon propozimet e tyre për përmirësimin ose ndonjë kërkesë të veçantë nga pushuesit. Si duket ndjek stili amerikan në drejtimin e bisnesit, që thotë se bosi nuk punon por kontrollon. Konkurenca e lirë edhe midis hoteleve turistike si dhe vlerësimet me yje nga Ministria e turizmit ka nxitur dhe rritur punën dhe përpjekjet për plotësimin e kritereve të vendosura për të fituar vlerësimin maksimal. Kam jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Republikën Popullore të Kinës dhe po ashtu kam vizituar disa shtete perëndimore, kështu kam dhe kam mjaft përvojë personale nga kushtet, standaret e këtyre hoteleve dhe sidomos të shërbimeve. Ndjehemi familjarisht mirë në hotel Enkelanën. Kjo është sa subjektive aq edhe objketive. Kemi pritur dhe presim, më thotë Dashi, që të vijë ndonjë ekip nga Ministria e Turizmit e të shikojnë, të vlerësojnë plotësimin e kritereve të caktuarta për standartin e duhur.Dhe ashtu si nxënësit dhe studentët, para provimit, kemi punuar dhe punojmë pamasë dhe besojmë dhe shpresojmë të marrim notën maksimale  notën 10, pesë yje, por edhe nota 9,katër yje nuk do të na stresojnë aq shumë. Në Enkelanë presin e presin ekipin vlerësues nga Ministria e Turizmit. Ata  pa dyshim do të vijnë dhe ne ndofta jemi larguar për në Tiranë. Ne jemi besim plotë se pas këtij provimi pune, djerse dhe standartesh do të dëgjohet variant i ri i këngës së fillimi të këtij shkrimi

Vera erdhi e shkoi,

Enkelanën e gëzoi.