Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj: Veteranët e Ramicës

854
Festë dhe mbledhja e veteranëve
Për festën e Sulltan Novruzit u gjenda në fshatin e lindjes në Ramicë të Vlorës. Këto ditë, krahas festës tradicionale, organizata e veteranëve të fshatit bëri dhe mbledhjen në kuadrin e fushatës së zgjedhjeve që bëhen nga organizata e Veteranëve të LANÇ-it. Në mbledhje kishin ardhur mjaft veteranë dhe pasardhës të tyre dhe mbushën klubin e fshatit. Në analizën e punës së organizatës morën pjesë: Ziet Bocaj, Luftar Bruhamaj, Flamur Bocaj, Idajet Lekaj, Edison Zogaj, Arqile Kokallaj, Pano Bocaj, Elmaz Shaska, Brahim Birçaj, Roland Ajazaj, Fatjon Lekaj, Elidon Meçorrapaj, Nertil Lekaj, etj. Kishte mbërritur dhe i deleguari i komitetit të veteranëve të rrethit të Vlorës, Fuat Kokallaj, bir i fshatit dhe ish drejtori i shkollës së mesme “Sadik Zotaj” të Ramicës.

Nderim për Bajram Malaj
Në fillim të mbledhjes organizata e veteranëve përkujtoi dhe ish kryetarin e saj, Bajram Malaj, një nga më të përkushtuarit dhe më të nderuarit ndër veteranët e Ramicës, të njësisë administrative të Brataj, por dhe të Vlorës, i cili është ndarë nga jeta kohë më parë. Për mjaft vite ishte kryetar i veteranëve të Smokthinës dhe sekretar i këshillit zonal të veteranëve të komunës Brataj. Ai ngriti në fshat një organizatë aktive të veteranëve dhe të pasardhësve të tyre, duke shënuar një numër rekord me 28 veta pasardhës, 4 veteranë, dhe e bëri gazetën “Kushtrim Brezash”, të vetmen gazetë që shkon dhe lexohet në këto zona të thella malore të rrethit të Vlorës. Në punën e tij, edhe pse në moshë të thyer, ai punoi dhe luftoi për mbrojtjen e simboleve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe në fshatin Ramicë gjithmonë në ditën e dëshmorëve, të çlirimit dhe të pavarësisë, si dhe të veteranëve ka organizuar tubime me vlera për të gjithë.

Ramica qendër e lëvizjes
Ramica është një fshat në jug të Shqipërisë, në rrethin e Vlorës. Ramica gjendet 42 km në juglindje të qytetit të Vlorës që lidhet me këtë me rrugë automobilistike pjesërisht e rregullt e pjesërisht të shkatërruar. Ajo është e vendosur në zemër të krahinës së Mesaplikut. Ramica është vendbanimi i hershme, bindje të cilën ta krijon së paku burimet dhe ndërtimi i tarracave të ledheve të saj afër qendrës së fshatit. Statistikat e para vijnë si të ruajtura nga administrata turke e viteve 1470, sipas së cilës, ky vend ka pasur shtëpi me një popullsi prej disa frymësh. Në territorin e Ramicës në bazë të toponimeve dëshmon se ka pasur disa kisha si Kisha e Kacorrit, Qafa e Kishës, Rripi i Kishës në Krajth, Kishat e Fiqtë e Lake. Shkolla e parë shqipe në Ramicë është hapur më 16 shtator 1918 me mësues të parë djalin e fshatit Veliko Jaçe Sarçaj. Ramiciotët ishin përkrahës të Ismail Qemalit, si dhe pjesëmarrës të Luftës së Vlorës më 1920. Ramica si fshat me kulturë e traditë atdhetare ka nxjerrë mjaft burra e gra emërdëgjuar si: Zoto Mahmuti, Dule Zoto, Shero Emini, Zaçe Xhelo, Veliko Jaçe, Ago Agaj, Mevlan Dervishaj, Fato Zotaj, Bako Dervishaj, Abedin Lamaj etj. Në qendër është vendosur (ndërtuar) shkolla dy katëshe, si dhe një lapidar – përmendore që evokon ngjarje të Ramicës për LANÇ-in. Lapidari i dëshmorëve të 1920 dhe LANÇ-it, është ngritur në vendin e shtëpisë së Pajo Islamit, drejtues i LANÇ-in për Vlorën. Aty gjendet dhe pjesë e shkollës së vjetër e që dikur ka qenë shtëpia e Islame, ku është themeluar dhe celula e PKSH për Smokthinën në shkurt 1943. Në Ramicë kanë qëndruar gjatë luftës Komiteti i partisë i Qarkut Vlorë, Komanda e Qarkut të Vlorës, shtabi i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër, shtabi i Brigadës së V Sulmuese, si dhe Spitali Partizan.

Trajtimi i problemeve të veteranëve
Trajtimin e gjerë të problemeve të organizatës e bëri zëvendëskryetari Ziet Bocaj, i cili i analizoi problemet me pjekuri e përgjegjësi të lartë, si dhe ato që kanë preokupuar organizatën e tyre gjatë gjithë kësaj periudhe. Mbledhja i bëri një analizë të gjerë dhe të hollësishme problemeve që shqetësojnë organizatën dhe marrjen e masave për përmirësimin e punës së saj.

Nga analiza dhe diskutimet e bëra, u nënvizua misioni historik i kësaj organizate në mbrojtje të vlerave të patjetërsueshme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të përpjekjeve të luftëtarëve të fshatit, të dëshmorëve dhe të veteranëve e pasardhësve të tyre.

Në diskutime u theksua se për të përmbushur misionin e saj historik, këtë vit, në kuadrin e 60-vjetorit të themelimit të organizatës së Veteranëve të LANÇ-it, për të thënë më fuqishëm fjalën e saj, në takimet më nxënësit e shkollës në propagandën dhe në mbrojtjen e vlerave, idealeve të LANÇ dhe të historisë së saj të lavdishme.

Detyrat dhe objektivat që u përcaktuan, synojnë që të ngrenë në një stad të ri e më të lartë veprimtarinë e organizatës së veteranëve, me qëllim që t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të frymës kolegjiale dhe të ndjenjës së përgjegjësisë në zbatimin e tyre.

Në diskutime e mjaft anëtarëve u theksua puna e bërë për freskimin e vazhdueshëm të organizatës me pasardhës të rinj, te misioni i tyre historik, sepse janë këta që do të marrin në dorë stafetën dhe me dinjitet e përkushtim do ta çojnë më tej veprimtarinë e misionin e kësaj organizate. Vëmendje e veçantë në diskutime iu kushtua shtimit të radhëve me pasardhës të rinj sidomos me intelektualë të fshatit. Vëmendje ju kushtua gjatë diskutimeve dhe për pranimet e reja të pasardhësve të veteranëve. Gjatë vitit 2016, janë pranuar 3 pasardhës të rinj dhe se është bërë punë e mirë edhe në organizimin e veprimtarive sit ë përkujtimit të 5 majit, të 28-29 nëntorit dhe të rënies heroike të dëshmorëve të fshatit, në përvjetorët e tyre.

Shtimi i radhëve të organizatës me pasardhës u theksua se mbetet prioriteti kryesor e i vazhdueshëm. Po atë mbledhje u pranua si pasardhës veterani Idajet Lekaj. Në mbledhje u tërhoq vëmendja dhe për detyrat e përgjegjësitë që kanë pasardhësit e veteranëve, në gjallërimin e organizatës, në prurjen e mendimit të ri, në forcimin dhe mbrojtjen e LANÇ-it dhe vlerave të saj, në mbrojtje të veprës së gjyshërve e prindërve të tyre. Askush më mirë se këta të rinj, të cilët kanë gjakun e veteranëve të LANÇ, nuk mund ta kryejë këtë mision.

Gazeta “Kushtrim brezash” dhe bashkëpunimi
Vëmendja e punës së organizatës së veteranëve u përqendrua dhe në punën që është bërë për vlerat e pasurisë që ka kjo organizatë e veçantë e fshatit. Vëmendje ju kushtua dhe shpërndarjes së gazetës “Kushtrim brezash”, e cila është gazeta e vetme që vjen dhe lexohet në fshat nga të gjithë. U vlerësua puna dhe serioziteti i bërë nga veteran Luftar Bruhamaj, i cili me përgjegjësi e me përpikëri, ka bërë që gazeta të vinte në fshat në kohën e duhur dhe të shpërndahej te të gjithë veteranët e abonuar. Kështu u soll përvoja e tij në veprimtari të ndryshme për mbrojtjen e vlerave të LANÇ-it, në përkujtimin e ngjarjeve dhe datave historike, si dhe për organizimin e punës për shpërndarjen e shfrytëzimin e gazetës “Kushtrim brezash”, si “arma” kryesore e propagandës së organizatës.

Diskutimet u përqendruan dhe në punën e veprimtarive që janë bërë gjatë vitit të kaluar e do të bëhen këtë vit, duke premtuar se asnjëherë nuk do ta ulin ritmin e tyre.

Në diskutime u ngrit dhe problem i për lidhjet e ngushta që mban me Organizatën e Dëshmorëve, bashkëpunimi me kryeplakun dhe njësinë administrative Brataj, si dhe bashkëveprimin me drejtorinë e shkollës së mesme të fshatit Ramicë. Një rëndësi të veçantë dhe një pune të vazhdueshme duhet të bëjmë me mësuesit dhe nxënësit e shkollës, për organizimin e veprimtarive dhe përkujtimin e ngjarjeve të rëndësishme të LANÇ-it.

Në fund diskutoi dhe i deleguari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it të rrethit Vlorë, Fuat Kokallaj i cili vëmendjen e përqendroi që ky vit të kthehet në një vit të realizimit të objektivave që i kemi vënë vetes, të organizojmë sa më mirë dhe me cilësi 60-vjetorin e krijimit të kësaj organizate me dinjitet e krenari.

Në krye të organizatës së veteranëve të Ramicës u zgjodhën Arqile Kokallaj, kryetar, mësues me arsim të lartë në shkollën e Ramicës, nënkryetar Edison Zogaj, një nga fermerët e parë të fshatit, si dhe Nertil Lekaj, aktivist dhe veprimtar i dalluar në fshat.
Sigal