Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj/ Me përkushtim për “Kuçi i Labërisë ndër shekuj”

861
Është i shtati libër që shkruhet nga Seit Alikaj për Kuçin e Labërisë ndër shekuj. Të shtatë lidhen pazgjithmërisht me njeri tjetrin dhe plotësojnë më mirë se kushdo, një fshta, një fis, një familje.
Kjo vepër “Kuçi i Labërisë ndër Shekuj”, është gjigande sepse përbëhet nga shtatë libra, të gjithë me pamje të re dhe që flasin 28.059 personazhe të familjeve dhe fiseve të ndryshmedhe më konkretisht: libri i parë me të dhëna për traditat e kuçiote, gjeologjinë, arkeologjinë, lashtësinë, toponimet, origjinës se emrit Kuç, figurat e ndritura të tij etj, përshkrohte nga rreth 500 faqe, botuar në vitin 2001, me 931 persona, me 468 foto etj; libri i dytë me rreth 455 faqe, përmban gjenealogjinë e 33 fiseve të lagjeve Qurgjin c Lagjin, me 419 foto, me 5418 persona, i botuar në vitin 2008; libri i trctë me rreth 400 faqe përshkruan gjenealogjinë e 31 fiseve e lagjeve të Gjokgjinit, përmban 5320 persona, më 426 fotografi dhe botuar në vitin 2011; libri i katërt me 288 faqe përmban gjenealogjinë e 9 fiseve të lagjes Zhupgjin me 3496 persona, me 288 fotografi dhe botuar në vitin 2009; libri i pestë me 458 faqe për gjenealogjinë e 19 fiseve të lagjes Qersagjin, me 3975 persona, me 364 fotografi dhe botuar në vitin 2010; libri i gjashtë me 500 faqe për gjenealogjinë e 20 fiseve të lagjes Bardhgjin me 5178 persona me 868 fotografi dhe botuar në vitin 2013. Ndërsa, libri i shtatë me 616 faqë flet për gjenealogjinë e 18 fiseve të lagjes Ivan me 3741 persona, me 569 fotografi dhe botuar në korrik 2015.

Kuçi i Labërisë është i lidhur pazgjidhshmërisht me ngjarje të mëdha të kombit tonë si Tanzimati, Rilindja Kombëtare, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Qeverinë e Ismail Qemalit, Luftën ndaj andartëve grekë, Kongresin e Lushnjës, Luftën e Vlorës dhe me historinë famëmadhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Këto ngjarje të përfaqësuara me dinjitet nga udhëheqës të shquar, nga me qindra luftëtarë vullnetarë, që i kanë shoqëruar në luftërat e gjata për patriotizëm, liri e çlirim, kanë pasur në krye trima dhe kapedanë nga Kuçi si Zenel Hito Gjoleka, Myslim Gjoleka, Sulejman Aliko Kuçi, Zeno Luçit, Dule Hamzos, Abaz Goxhi, Arif Mëhilli, Meto Peçi, Arshi Saraçi, Ismalil Haki Kuçi e shumë të tjerë. Fise të dëgjuara nga Kuçi, që përmenden për trimëri të rrallë, e të dalluar për guxim në këto luftëra kanë qenë në krah të figurave të shquara kombëtare si Tafil Buzi, Rrapo Hekali, Zylyftar Poda, Çelo Picari, Hodo Ali Nivica etj. Për t’u përmendur është se në të gjitha këto luftra janë shquar për pjesëmarrje burra të fiseve të Kuçit si Dhimaj, Spiraj. Denaj, Hitaj, Kondaj, Gjokutaj, Kostaj, (Kasaj), Mërtiraj, Mirtaj, Thanasaj, Thomaraj, Stefanaj, etj.
Fillimi i këtij shekulli është dalluar dhe për një risi të re në historiografinë shqiptare, se për mjaft fshatra dhe krahina nga jugu në veri të Shqipërisë janë shkruar mjaft libra. Në faqet e tyre po hidhet dritë për traditat dhe kulturat e hershme, zakonet dhe ritet, për figurave të shquara dhe personalitete me emër që përgjatë shekujve kanë luftuar parreshtur për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.

Këtij vargu botimesh me vlera i është bashkëngjitur dhe studiuesi e patrioti nga Kuçi i Labërisë, Seit Alikaj. Vendi i veçantë që zënë botimet e tij, nga monografia e parë “Kuçi i Labërisë ndër Shekuj” e deri në botimet e fundit, flasin për vullnet, këmbëngulje, pasion të lavdurueshëm, ku është shquar për të dritësuar etnogjenezën e fiseve dhe të banorëve të Kuçit, të këtij fshati të madh e me një kulturë të lashtë në Labëri. Në të gjithë këtë vepër të madhe për etnogjenezën e fiseve të Kuçit, Seit Alikaj si intelektual dhe studiues na shfaqet natyrshëm dhe del edhe portreti i tij, i cili për shumë dekada ka qëmtuar e gërmuar për të sjellë këtë pasuri të rrallë të historisë dhe të kulturës së Labërisë. Seit Alikaj, publicisti i palodhur me veprën e tij historike, ka prurë mjaft tipare e veçori, të zakoneve e traditave bujare dhe të mrekullueshme të Kuçit, por dhe të Labërisë. E veçanta në prurjen e tij qëndron në materialin e pasur enciklopedik të një fshati dhe të një krahine. Në të gjitha vëllimet e kësaj vepre, ai ka pasur parasysh, vështrimin e gjithanshëm shkencor, për të prekur tema të tilla si gjeologjinë, gjeografinë, arkeologjinë, historinë, etnologjinë, etj. Në këtë vepër ai ka pasqyruar dhe jetën me zakonet tradicionale të Labërisë, duke pasqyruar me imtësi pasuritë natyrore dhe shpirtërore të banorëve. Me tepër përkushtim dhe dashuri ka shkruar dhe për pasuritë materiale si, kështjellat, kalatë, shpellat, xhamitë, mekamet, teqetë kishat, mullinjtë, krojet, kullotat e pasuritë pyjore etj.

Me shumë dashuri ka shkruar për relievin natyror dhe shpirtëror të banorëve stoik të Kuçit, ku ka shfaqur mjaft aspekte dhe të botës shpirtërore, duke pasqyruar dhe ndikimin e Kanunit të Labërisë, marrëdhëniet e fshatit Kuç me fshatrat e krahinat e tjera që e rrëthojnë si: Kurveleshi, Lumi i Vlorës, Himara, Pellgu i Delvinës, Gjirokastra e Çamëria.
I palodhuri Seit Alikaj dhe në fillesat e demokracisë shqiptare, i pa punë, ishte përherë në veprim, i gjendur në punë, por tashmë në kërkim të një pune të madhe, atë të pasqyrimit të fshatit të tij, në të gjitha detajet. Në këto vite edhe u ropat duke udhëtuar drejt Kuçit, por edhe në Arkivi Qendror të Shtetit dhe në Bibliotekën Kombëtare për shfrytëzimin e të dhënave dhe ballafaqimin e tyre me ato të marra në vendlindje. Gërshetimi i mirë i tyre, kanë bërë që kjo vepër të njihet dhe të studiohet nga mjaft kuçiot, por dhe dashamirës të tij. Nga leximi i kësaj vepre të madhe, Seit Alikaj me “Kuçi i Labërisë ndër Shekuj”, i ka bërë një nder të madh vendlindjes dhe Labërisë, sepse ka nxjerrë në dritë pasuritë historike, tradita, zakonet, por mbi të gjitha të pasqyruara me foto, një punë tepër voluminoze dhe e gjetur për veprën.
Intelektualë si Seit Alikaj, marrin përsipër dhe shkruajnë vepra të tillë. Duke ju përkushtuar këtyre studimeve, autori ka shpalosur shpirtin e tij dhe ju është përkushtuar me dashuri vendlindjes dhe njerëzve të saj. Kuçi ka qenë i dëgjuar, por me këtë vepër tashmë është dhe i shkruar dhe do të ngelet përjetë në histori.
Sigal