Prodhohet ‘Xhaketa e mençur”

592
Tashme teknologjia jo vetem nuk ka kufi, por edhe surprizon me gjetjet e reja. Nje e tille eshte edhe prodhimi i veshjeve qe jane inteligjente. Motori i kerkimit “Google” do të hedhë në treg një produkt që do të quhet xhaketa e mençur. Sipas gjigantit të informacionit qe do bashkepunoje me nje firmë të famshme të veshmbathjeve, xhaketa eshte quajtur “ Jacquard”. Ajo do të mund të ndërveprojë me telefonat “smart”, duke kryer një sërë fuksionesh, si psh ndërrimi i muzikave, pranimi i thirrjeve dhe navigimi në hartë. Projekti përfshin sensorë të prekjes në veshmbathje që t’a bëjë atë një pajisje të mençur. Kjo xhaketë fillimisht do të lancohet si version testues Beta, para se të dalë versioni final i saj në pranverë të vitit 2017. Çmimi i xhaketës së mençur ende nuk është bërë i ditur.
Sigal