Probleme me gjuhët e huaja? Flet shkenca, të mësosh një gjuhë të re duhet të kesh këtë moshë

144
Nëse do të mësosh me lehtësi një gjuhë të huaj, mirë është ta bësh që nga mosha 10 vjeç deri 18, pasi rezulton që ata që nisin të mësojnë një gjuhë të dytë në moshë të madhe kanë shumë vështirësi.
Studiuesit thonë se njohja me gjuhët e huaja ka një periudhë kritike.
Instituti i Teknologjisë së Massachusetts ka bërë një studim, që tregon se fëmijët janë të aftë të mësoj një gjuhë të huaj dhe kjo periudhe ‘aftësie’ zgjat me mbylljen e adoleshencës.
Ndër të tjera studimi tregon se nëse një fëmijë dhe një i rritur do nisin në të njëjtën kohë të mësojnë një gjuhë të huaj, asnjëherë nuk do të arrijnë në të njëjtat nivele gjuhësore.
Fëmija do të mësojë më me lehtësi dhe do ta zotërojë më mirë gjuhën e huaj. Sipas shkencëtarëve periudha më ideale kur një fëmijë duhet të nis të mësoj një gjuhë të huaj është kur ai të jetë 10 vjeç.
Udhëheqësi i studimit dhe profesori në Kolegjin e Bostoni Joshua Harshorne thekson se nëse dëshironi që fëmijët tuaj të kenë njohuri të mira në gjuhët e huaja duhet ta mësoni që në moshën 10 vjeçare pasi nëse e nisin më vonë do ta kenë të vështirë pasi aftësitë pësojnë një rënie.