Princi Charles do të heqë dorë nga kurora në favor Williamit ?

610
Prej shumë kohësh, princi William ka pritur që të zërë fronin e Anglisë. Prej shumë kohësh, ai ka qëndruar përkrah nënës së tij në mbretërimin më të gjatë të historisë britanike. Pak ditë nga Krishtlindjet, thashethemet shtohen për herë e më shumë në tabloidet angleze, që Charles do të heqë dorë nga kurora dhe do ia dorëzojë atë djalit të tij më të madh, pavarësisht se ai nuk e ka vënë kurrë atë.

Këto ditë, princi William ka pasur qasje në dokumentet e kabinetit nën mbrojtjen e gjyshes, që po e drejton në hapat e parë drejt fronit. Ai merr pjesë në takime të rezervuara, dhe diskuton me anëtarët e lartë të familjes, duke qenë në gjendje që të japë këshillat më të mira dhe që të bëhet një sundimtar i dashur, siç është mbretëresha Elisabetta.

Vitet kanë kaluar për Charles-in, pa e marrë kurrë fronin mbretëror, ndonëse që fëmijë ishte paracaktuar për atë post, por tani që është 67 vjeç, duket se nuk ka më kohë. Ose, ndoshta nuk është më koha e tij. Natën e Krishtlindjeve, Charles mund t’i kalojë trashëgiminë, 33-vjeçarit William.
Sigal