Princeshë Diana kishte fshehur një sekret në këpucët e saj të martesës

588
Vetëm pak kohë ka kaluar që nga mbushja e plot 20 viteve që nga vdekja tragjike e Princeshës Diana. Por ama familjarët vec kujtimeve të ëmbla kanë zbuluar edhe disa “sekrete” për jetën dhe veprimtaritë e saj. Por dizanjuesi i veshjeve të saj ka zbuluar mesazhin emocionues që Princesha kishte të fshehur në këpucët e saj të martesës me Princin Charles. Megjithëse këpucët ishin kryesisht të fshehura nën fustanin e dizajnuar nga Elizabeth dhe David Emanuel që pa diskutim u quajt “veshja e shekullit”, Daily Mail raporton se në këpucët e princeshës, të krijuara këto nga këpucari i famshëm Clive Shilton mbanin një ‘haraç’ për burrin e saj. Edhe në këpucë ajo kishte zgjedhur të shprehte dashurinë ndaj princ Charles, duke shkruar inicialet e saj dhe të tij dhe në mes të shkronjave C dhe D, kishte edhe një zemër në mes. Këpucët e princeshës Diana kishin një takë të ulët dhe ishin të mbuluara me 132 perla. Edhe pse gjithë kjo përgatitje për një dasmë që do të mbahej mend, dashuria e tyre nuk triumfoi gjatë, pasi ata u ndanë pas disa vitesh martesë.
Sigal