Pranvera Skana diplomatja që sjell risi në diplomaci

2219
Sigal

Ambasada e Shqipërisë në Londër ka prezantuar gruan shqiptare në 8 Mars, e cila njihet si “Dita Ndërkombëtare e Gruas”.

Gra nga e gjithë bota, të veshura me kostumet e bukura tradicionale shqiptare uruan në gjuhën shqipe duke nxjerr në pah vlerat e femrës shqiptare dhe përkushtimin e saj, në familje, punë dhe kontributin që jep ajo në shoqëri.

Me një kolazh urimesh, në klipin e përgatitur nga ambasada shqiptare në Londër u prezantuan disa nga perlat natyrore të Shqipërisë si dhe meloditë e këngët e bukura shqipe.

Gëzuar 8 Marsin!

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër me anën e këtij video-mesazhi uron Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas!Kësaj here kemi zgjedhur që gratë dhe vajzat e huaja të vishen me kostumet tradicionale shqiptare, të flasin SHQIP dhe të përcjellin mesazhe frymëzuese! Gëzuar 8 Marsin!Embassy of the Republic of Albania in London by this video message congratulates Happy International Women's Day!This time we have chosen foreign women and girls to dress in traditional Albanian costumes, speak Albanian and convey inspirational messages! Happy 8th of March!

Publiée par Embassy of the Republic of Albania- London sur Vendredi 8 mars 2019