Pozon nudo, shqiptarja çmend Amerikën

914
Sigal

Pozat nudo janë ajo që shohim më shumë së fundmi, duke
filluar nga aktoret, këngëtaret dhe modelet. Në këtë grup është futur dhe një
shqiptare.

Mësohet se së fundmi, modelja dhe aktorja me origjinë
shqiptare ka marrë vëmëndjen e popullit amerikan me pozat e saj provokuese dhe
pothuajse nudo.

Bëhet fjalë për Antoinette Kalaj. Ajo ka lindur në Bronx,
ndërsa filloi të merret me modelizëm. Kampanjën e parë zyrtare e nisi si
17-vjeçare për brendin e rrobave, ‘The Limited’

Pasi filloi të jetonte në Michigan, ajo nisi të merrej
edhe me aktrim. Pas paraqitjes në filmin “Pirates of the Caribbean: On Stranger
Tides”, u vendos në Los Angeles për të ndjekur karrierën e plotë si aktore.

Shumë shpejt u angazhua në serialin “Gossip Girl” (krahas
Elizabeth Hurley, Chace Crawford e Blake Lively), ndërkohë që vazhdonte të
angazhohej në fushata reklamuese dhe angazhime të modës.