Portierë të lindur për gola

506
Sigal

Braziliani i San Paolos, Roxherio Ceni, është sashënuesi më i mirë në botë me 113 gola

Bosët e klubeve më të pasur në botë dhe menaxherët më të rëndësishëm janë gjithmonë në kërkim të sulmuesve me të lindur për shënimin e golave. “Gjahtarët e golave” janë dhe më të paguarit dhe gëzojnë kontratat më të majme, pasi janë ata që me golat e tyre, shpesh herë decizivë, u dhurojnë klubeve të tyre pikët e arta, trofe kombëtarë dhe ndërkombëtarë, mahnitin shikuesit në stadiume dhe përgjithësisht pronësojnë tituj individualë nga “Këpuca e artë” e deri te “Topi i artë”. Lista e të “dashuruarve” me golin është e madhe dhe emrat e tyre janë në muzeun e futbollit, por te ky shkrim, në vëmendjen tonë është një tjetër lloj golashënuesi, pikërisht të atij që duhet të mbrojë portën nga kundërshtari që synon të shënojë gjatë 90 minutave, portierit, mbrojtësit ekstrem, nga aftësitë dhe reflekset e të cilit varet shpesh edhe fati i ndeshjes. Instituti i Statistikave dhe Historisë në Futboll (IFFHS) i ka kushtuar një studim statistikor portierëve më të suksesshëm në shënimin e golave, duke iu referuar shifrave nga kampionati i parë i sezonit 1888-89 dhe deri më 29 gusht 2007. Nëse Pele, futbollisti më i mirë në botë i të gjitha kohërave, është shënuesi më i mirë në botë, me 1240 gola në 1393 ndeshje zyrtare dhe miqësore, portieri brazilian i San Paolos, Roxherio Ceni, është golashënuesi më i mirë i deritanishëm si portier. Me 113 gola të realizuar gjatë karrierës është portieri që ka shënuar më shumë se gjithë të tjerët në botë. Specialiteti i tij janë goditjet e dënimit dhe penalltitë. Ka shënuar 58 gola me goditje dënime dhe 54 me penallti si dhe një gjatë lojës. Një rekord i pabesueshëm dhe më shumë mundësi i paarritshëm për një portier. Ka shumë sulmues që nuk mund të krenohen se kanë shënuar kaq shumë.  Në 31 dhjetor të këtij viti Cenit i skadon kontrata dhe askush nuk e di ende se cili do të jetë vendimi i tij. Drejtuesit e Sao Paolos kanë treguar dismponueshmërinë maksimale që të jetë vetë  futbollistë a ii cili të vendosë se cfarë dëshiron. Nga ato anë, në futbollin brazilian ka ende respekt për një legjendë. Portieri brazilian, një mjeshtër i padiskutueshëm i ekzekutimit të gjuajtjeve standarde, e shënoi golin e parë e shënoi më 15 shkurt 1997, në ndeshjen e kampionatin lokal Paulista, në ndeshjen Adnan Uniao Sao Joao – Sao Paulo (0:2) me anë të një goditje të lirë. Goli i fundit i tij daton më 26 gusht 2007, në kampionatin kombëtar në ndeshjen Sao Paulo- Capibaribe Recife (5:0) nga pika e penalltisë. Legjenderari Roxherio nuk humbi kurrë një ndeshje në të cilën ai shënoi. Ceni u lind më 22 janar të vitit 1973 në Pato Branko, një qytet i vogël i shtetit të Paranasë, në Jug të Brazilit. Karriera e tij sportive filloi me FC Sinop i shtetit Mato Groso. Në shtator të vitit 1990 ai u lojtar i Sao Paolos që në atë kohë drejtohej nga i famshmi Tele Santana, duke qenë zëvendësues i portierit të Kombëtares braziliane, Armelino Donizeti Kuagliato i njohur shkurt me emrin “Zeti”. Ishte trajneri Mauricio Ramalhlo, dikur ndihmës i “Mjeshtrit Tele”, i cili i mësoi Roxherios artin e gjuajtjeve të lira gjatë stërivitjeve, praktikë të që Ceni mund ta ketë bërë mbi 15 mijë herë. Roxherio e shënoi golin e tij të parë me gjuajtje të lirë më 15 shkurt 1997, në ndeshjen e kampionatin lokal Paulista, në ndeshjen Adnan Uniao Sao Joao – Sao Paulo (0:2), ndërsa më 13 shtator 1997, ai realizoi golin e parë në kampionatin brazilian kundër Botafogos së Rio De Zhaneiros. Goli i tij i parë ndërkombëtar u shënua gjithashtu me gjuajte të lirë, më 25 gusht të vitit 1999, gjatë “Kupës Mercosur”, kundër ekipit argjentinas San Lorenzo de Almagro. Portieri kundërshtar argjentinas Gustavo Kampanjuolo ishte dhe portieri i parë, i cili pësoi tre gola në një ndeshje, të gjithë nga goditja e lirë. Deri në maj të vitit 2004, Roxherio Ceni kishte shënuar 29 gola, 26 prej tyre nga goditjet e lira. Goli i parë i tij në “Kupën Libertadores” u shënua kundër skuadrës peruane, Alianza, më 11 shkurt të vitit 2004, po me një goditje të lirë. Në vitin 2005, Roxherio u bë kapiteni i Sao Paolos me të cilën fitoi kampionatin barraziliane, Kupën Libertadores dhe Kampionatin Botëror të Klubeve. Në vitin 2005 ai u votua si lojtari më i mirë i “Kupës Libertadores” dhe në dhjetor të vitit 2005 ai u bë portieri i parë që shënoi gjatë një kampionati të organizuar nga FIFA: një penallti e realizuar kundër kampiones së Azisë, Al-Ittihad (Arabia Saudite). Për Brazilin Roxherio luajti 17 herë, por pa mundur të realizojë, edhe pse u lejua të gjuante disa goditje të lira. Ai ishte pjesë e Kombëtares së Brazilit në Kupën e Botës 2002 dhe 2006. Rogerio Ceni hyn në legjendën e futbollit brazilian. Në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës Amerikano-Jugore kundër Ponte Preta-s të humbur 3-1, portieri 40 vjecar veshi fanellën e Sao Paolos për herën e 1116-të gjatë karrierës së tij, duke barazuar në këtë mënyrë rekordin që dukej i paarritshëm të prezencave të Pele me fanellën e Santosit. Ato të Pele ishin kohë të tjera, luhej një futboll me romantik ku futbollistët simbol vështirë se i lindin klubet e tyre. Sot të gjesh një shembull besnikëria kaq jetëgjatë është praktikisht e pamundur. Me fillimin e karrierrës në Sao Polo në 1990-ën Ceni në 1993 debutoi me skuadrën e parë në Spanjë, në turneun Santiago de Compostela, kundër Tenerifes. Për të një karrierrë e jashtëzakonshme e pasur me fitore e suksese mes të cilëve tre tituj të kampionatit Paulist, 3 kampionate kombëtare, dy Kupa Libertadores, dy Kupa Interkontinentale dhe me “Selecaon” një Kupë Konfederatsh dhe një Kupë Bote, ajo e vitit 2002.

 Ivankov shënoi në Tiranë

 Nga portierët që kanë shënuar më shumë gola, vetëm bullgari Dimitar Ivankov ka luajtur në përbërje të skuadrës turke Kajserispor në Shqipëri, në ndeshjen Tirana-Kajserispor, e vlefshme për takimin e parë të turit të dytë eliminator të Kupës UEFA për sezonin 2005-2006, ku bardheblutë shqiptarë humbën me rezultatin 2-0 dhe ndeshjen e kthimit 4-1.

 Berisha shënon rregullisht

 Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është një shënues i rregullt i penalltive, e sigurisht edhe i golave të realizuar nga pika e bardhë. Berisha ka shënuar katër gola me penallti në 90 ndeshje me fanellën e Kalmarit, skuadrës suedeze për të cilin ai militoi në vitet 2008-2003. Aktualisht, Etriti luan me Lacion, për të cilësn ai është aktvizuar në Ligë e Europës.

 Portierët golashënues

1.Roxherio Ceni

(Sao Paolo, Brazil), 113 gola (54/59)*

2.Hoze Kilavert

(Montevideo, Paraguaj), 62 gola (45/17)

3.Rene Higuita

(Cuacasia, Kolumbi), 41 gola(37/4)

4.Horge Kampos

(Puebla, Meksikë), 40 gola (9/31)

6.Dimitar Ivankov

(Anorthosis Amoksitu, Bullgari), 40 gola (40/0)

6.Xhoni Vegas

(Sporting, Peru), 39 (30/9)

7.Fernando Patterson

(CSD Xeleju) Kosta Rica    35   (31/4)

8.Misael Alvaro

(Metapan, El Salvador), 31 gola (20/11)

9.Hans-Jorg But

(Bajer Lev., Gjermani), 28 gola (28/0)

11.Marko Kornez

(Deportes, Kili) 24 (24/0)

10.Vincent Enyeama

(Maccabi Tel-Aviv, Nigeri) 24   (24/0)

12.Dragan Pantelic

(Radnicki, Jugoslavia) 22 (21/1)

13.Zharko Lucic

(Mladost, Mali i Zi) 21 (21/0)

14.Nizami Sadigov

(Turan Tovuz, Azerbaixhan) 21 (12/9)

15. Kristian Luketi

(Atletiko Tucuman, Argjentina) 19 (19/0)

* 54 numri i golave të realizuar me penallti * 59 numri i golave të realizuar jo me penallti