Poloni, kurorëzohet Miss-i i parë në botë në karrige me rrota

88
Është mbajtur në Varshavë, në Poloni, edicioni i parë i ‘Miss Wheelchair World’, konkursi që vlerëson femrën më të bukur në botë, në një karrige me rrota.
Konkursi, i cili këtë vit është bërë ndërkombëtar, ka për qëllim të ndryshojë perceptimin globar përsa i takon personave me aftësi të kufizuara.

Në mënyrë të veçantë ‘Cdo femër në karrige me rrota duhet të ketë të drejtën të ndjehet e lirë dhe e bukur’ thonë organizatorët.

Bjellorusja Aleksandra Chichikova, 23 vjeç, studente e psikologjisë është kurorëzuar më e bukura e botës, në karrigen me rrota.