Politikania zbulon shtatzëninë në ‘C’est la Vie’ dhe tërheq për hunde Marinën

553
Sigal

Erisa Xhixho dha lajmin e shtatzënisë së dytë, gjatë spektaklit të sotshëm të “C’est la vie”.

Politikania e njohur tregoi se i ka kaluar tre muajt e parë të shtatzënisë dhe është një moment shumë i lumtur për të dhe familjen.

Gjatë interpretimit live me partnerin Erik Lloshi, Erisa Xhixho preku barkun duke vënë në pah rrumbullakosjen dhe më pas, e tha me gojën e saj:

“Është një moment shumë i lumtur që po kaloj unë dhe familja ime, pra jam në pritje të fëmijës së dytë.”

Dhe jo vetëm, por pasi mori urimin e Marinës, iu kthye asaj duke i kapur hundën dhe duke e uruar:

“Me një gocë siç ta do zemra.”

“Me një gocç, dhashtë Zoti!”, iu përgjigj Marina.

Xhixho ka edhe një djalë, Henrin, i cili mbushi 1 vjeç në maj.