Poezi nga Arben DUKA/ Letër për Avni Rustemin!

1817
Sigal

O Avni nuk t’u drodh dora,

ndaj hyre në histori,

por Esati dhe shumë horra,

janë ngjallur përsëri!

Janë ngjallur e bëjn’ ligjin,

anë e mbanë Shqipërisë,

Ty-Fan Nolin dhe Luigjin,

u kanë lënë krejt në hije!

 

Këtu statuja do ngrihen,

dhe për dosat dhe për derrat,

llumrat do të përtërihen,

që juve t’u ulen vlerat!

 

Sot ka dalë një farë doktori,

ka marrë në dorë bisturinë,

me prerje prej amatori,

e gjakosi historinë!

Tash që koha i ka ardhë,

vendin po e bën varrezë,

të zezën e bën të bardhë,

dhe të bardhën krejt të zezë!

 

Esati për aq sa bëri,

e hëngri gjysmën e lekut,

po ky nuk na la gjë derri,

dhe detin ja fali grekut!

 

Tani kohët kanë ndryshuar,

plumbi nga moda ka dalë,

por këtu, o i bekuar,

nuk del dot askush ta ndalë!

Me opozitën që kemi,

dhe një shekull Sala rron,

homoseksualë themi,

kur as ta bën, as të lëshon!

 

Të kujtojmë Avni Rustemi,

në 22 shtator ditëlindjen ke,

dhe me këtë rast të themi,

si janë punët nga ne!