Poezi nga Arben DUKA / Batërdi mbi Shqipëri!

1258
Sigal

Njëlloj sot e njëlloj dje,

një u vra e një u pre,

një u dogj në gradë të tretë,

tjetri veten vrau vetë!

 

Dhe me parë e kam thënë,

as lufta kaq shume s’ka ngrënë,

natë e ditë kronikë e zezë,

i gjithë vendi si varrezë!

 

Këtu në dheun shqiptar,

vetë vdekjet ecin mbarë

nuk ka ditë pa dhjetë të vrarë,

po pse jemi kaq barbarë?!

 

Kanuni po bën hatanë,

mbi kristianë e myslimanë,

Leka atë e ka shkruar,

gati gjashtë shekuj të shkuar!

 

Drapri i vdekjes po kosit,

si të vjetrit dhe të ritë,

nuk mbaron kjo maskaradë,

njëlloj vriten edhe gratë!

 

Aksidente ka pa masë,

për ato sot nuk po flas,

po shumë të gjorë mes nesh,

nëpër rrugë janë bërë përshesh!

 

E kupton popull mavria,

pse është ulur popullsia,

ka këtu -e them me bindje,

më shume vdekje se sa lindje!

 

Ky ritëm po të vazhdojë,

do nxihen të gjithë me bojë,

në gjithë dheun shqiptar,

s’do mbetet asnjë për farë!