Po jetoj ëndrrën time!

726
Hermes Nikaj
Muzikë/ Këngëtarja Kristina Marku: Një artiste e kompletuar 
Këtë herë kemi një përshkrim interesant për një këngëtare që, konsiderohet si ylli i muzikës popullore të trevave të veriut dhe jo vetëm. Kristina Marku na ka treguar si është një javë e saj, klipin e ri që pritet të lancohet dhe suksesin gjatë turit në U.S.A. 

1-Jemi në prag të verës, kohës kur në treg ka ‘bum’ klipesh. Ju po përgatiteni për ndonjë projekt të ri, klip a material muzikor? 
E kam gati një kënge dashurie, ky projekt do lancohet shumë shpejt.
2-Sapo jeni kthyer nga nje tur i gjatë ne U.S.A, si u pritët aty? 
Po jetoj ëndrrën time, u ndjeva shumë e lumtur që njerëzit atje më pritën me shumë dashamiresi. Andej vlerësohet zëri, pastaj pamja e jashtme. 
3-Që të nisë java mbarë, duhet … 
Të zgjohesh normalisht, por dhe me mendime të mira! 
4-Si nis java për ju dhe si vazhdon ajo pastaj? 
Një javë nis në raport me ngarkesën që ka java, por në përgjithësi, e hëna është ‘e diela’ e këngëtareve, meqenëse fundjavat janë më të ngarkuarat në mbrëmje apo gëzime famiiare. 
5-Me çfarë mendimi shtriheni për të fjetur? 
Shtrihem duke falënderuar Zotin për çdo të mirë dhe duke u lutur që t’i mbrojë njerëzit e mi të dashur nga çdo e keqe.
6-Kafen e mëngjesit e pini në shtëpi apo jashtë? 
Nuk jam shumë fanse e kafes së mëngjesit, po zakonisht e preferoj në shtëpi.
7-Në ç’orë ju zë gjumi? 
Gjumi më ze gjithnjë pas mesnatës.
8-Cilën ditë zgjedh për të regjistruar një këngë të re? 
Po për të xhiruar një klip ? Për të regjistruar një këngë të re zgjedh ditën që jam pa angazhime ‘live’ dhe mundësisht të jem mirë vokalisht. Po kështu edhe për realizimin e videoklipit. 
9- Çfarë të frymëzon më shumë ? 
Muzika e mirë më inspiron shumë po ashtu dhe lumturia e njerëzve. 
10-Pushimet ideale do të ishin ato në det apo në mal?
Kudo, mjafton të relaksohem dhe të jenë pushime të vërteta.
Sigal