Sara Gjordeni: Plazhin nudo, e frekuentoj shumë rrallë jashtë Shqipërisë

Një mis dhe modele me shumë rezultate, por që dëshiron të bëhet gjykatëse. Ka marrë pjesë në shumë vente, por gjithmonë tregohet modeste. Libri është pjesë e jetës, por në verë e lë diku në një cep divani që të çlodhet pas atij viti mësimor të stërmunduar.

-Çdo sfilatë ka rëndësinë dhe peshën e saj. Cila është sfilata më e rëndësishme për ju?

Ajo e Miss Globe 2014, ku përfaqësova Shqipërinë.

- Si e shikoni të ardhmen në modeling?

-Nuk kam plane konkrete. Por te jem imazh dhe pjese e televizionit është dëshira ime me e madhe kështu qe nuk do te heq dore derisa te arrij atje ku dua

-Cilat janë aktivitet tuaja të fundit në fushën e modelingut?

- Me te fundit, ishin realizimi i videoklipit me grupin NRG BAND. Ku isha vajza kryesore. Ne këtë klip me angazhoi Max Production, pasi u përzgjodha nga vete artistet. Dite me vonë sfilata për firmën prestigjioze “Nenette”. Aktiviteti tjetër ishte pjesëmarrja në Miss Universe 2016.

- Në sa sfilata keni marrë pjesë?

- Ne shume te tilla. Me te shumtat për FEMINA,një kompani mjaft luksoze e peliçeve te lëkurës ne Azerbajxhan. Më pas ne konkurse bukurie si: Miss Albania, Miss Beauty Albania,ku fitova titullin Miss Globe 2014, Miss Globe International dhe Miss Universe. 

-Për kë keni pozuar apo imazhi kujt jeni aktualisht?

-Ne fillimet e mia kam pozuar për agjencinë e Aurela Hoxhës dhe revistën AS për editoriale te ndryshe. Kam qene imazhi i FEMINA për gjithë vitin 2015, kur isha vetëm 18 vjeç.

- Tashmë është rritur numri i modeleve shqiptare, ndihet konkurrenca?

Jo! Secila femër ka karakteristikat e veta.

- Përse tregu shqiptar i modelingut ende është shumë i ngushtë?

Sepse nuk ka veprimtari dhe aktivitete te mjaftueshme.

-Si e kujtoni sfilatën e parë dhe konkurrimin?

-Mjaft emocionuese. Isha vetëm 15 vjeç dhe ishte një eksperience qe e ëndërroja prej 11 vitesh.

-Cila është veshja e preferuar, sportive apo klasike?

-I ndërthur te dyja. Me karakterizojnë fustanet e ngushtë, treçerekësh njëngjyrësh dhe takat mesatare.

-Cilat janë synimet tuaja?

- Të përfundoj studimet qe jam duke vazhduar për drejtësi dhe te jem një gjykatëse e zonja. Te jem një emër ne showbiz,dhe vite me vone te kem një familje te madhe e një jete te qete.

- E frekuentoni plazhin nudo?

- Shumë rrallë jashtë Shqipërisë.

-A jeni e dashuruar dhe cili është mendimi juaj për dashurinë?

- Jo nuk jam e dashuruar, por kam njohur dikë që po ma trazon stomakun hahah! Dashuria është diçka qe vjen disa here ne jete mendoj, secilën here vjen me forma,fytyra dhe ndjesi te ndryshme.

- Çfarë lexoni gjatë pushimeve?

- Nuk lexoj! Preferoj t’u shpëtoj librave! Jam studente e drejtësisë dhe librat me mbysin gjithë vitin...

- Më mirë ndihesh mes meshkujve apo mes femrave?

- Nuk kam dallim!

Megjithëse mund të them, se kam më shumë shok sesa shoqe.