Planeti Jupiter ka 69 hëna

2434
Astonomët kanë arritur që të zbulojnë dy hëna të reja në orbitën e Jupiterit dhe totali ka arritur në 69.

Disa nga hënat e Jupiterit kanë orbita misterioze që i bëjnë ato të vështira për t’u ndjekur. Në fillim të vitit 2016 astromët zbuluan se 14 prej këtyre satelitëve ishin “hëna të humbura”. Disa prej tyre janë gjurmuar dhe janë gjetur. Ndërsa të hënën u bë njoftimi për gjetjen e dy hënave të reja.

“Kishim më shumë se një vit që po bënim vëzhgime. Arritëm të zbulonim 2 hëna të reja në Jupiter dhe kemi në total 69 hëna të njohura” -ka thënë Scott S. Sheppard i Institutit Carnegie për Shkencën.
Sigal