Plakat “sjellin” dimrin, ja si do të jetë moti ditët në vijim

537
Pasi shijuam disa ditë me diell e me temperatura të larta, duket sikur tashmë është rikthyer dimri. Reshjet e shumta kanë mbizotëruar në të gjithë vendin, reshje të cilat kanë shkaktuar edhe përmbytje.
“Këtë fillim jave i gjithë vendi ynë është ndikuar nga afrimi i masave ajrore të ftohta nga Europa veriore të cilat u pasuan nga rreshje shiu, këto edhe në formën e stuhive të lokalizuara. Gjatë ditës së martë parashikohet ndërprerje e përkohshme e rreshjeve, duke i rikthyer me intesitet të lartë në mbrëmje deri në orët e para të ditës së mërkurë. Intesitet të larte të reshjeve parashikohet ne ultësirën perëndimore, pra, në Shkodër, Lezhë, Laç. Ndërsa në zonat malore në orët e para të ditës së enjte parashikohen edhe rreshje bore si pasojë e rënies së ndjeshme të temperaturave me 10 gradë celcius. Fundjava do të sjellë përmirësim të motit dhe rritje graduale të temperaturave të mesditës”, bën të ditur meteorologia Rezarta Xhakollari.
Por, sinoptikanët thonë gjithashtu se situata klimaterike mund të ndryshojë sërish, duke qenë se pranvera njihet edhe si stina ku parashikimet pësojnë luhatje të menjëhershme.
Sigal