Pitt-Jolie, për vajzën Shiloh trajtimi i parë hormonal për t’u transformuar në djalë

578
Gjithmonë ka dashur ta quajnë John dhe i ka kërkuar prindërve të saj të mos e veshin më si një femër. 

Shiloh 11 vjec, vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie ishte shprehur prej kohësh se ndjehej si mashkull. Sipas agjencisë së shtypit francez AFP, ‘Brangelina’, duket se kanë aprovuar hapin e madh të vajzës, për të ju nënshtruar një trajtimi hormonal, i cili ngadalëson procesin biologjik, të Shiloh, për tu bërë një grua.

Prej kohësh Shiloh, në evenimente publike, vishet me veshje meshkujsh sepse ndjehet si një djalë dhe e ëma Jolie asnjëherë se ka fshehur këtë fakt.

Në një intervistë për Vanity Fair në 2010, Angelina kishte deklaruar që vajzës së saj i pëlqen të vishet si vëllezërit e saj. Brad gjithashtu kishte thënë se ne e thërrisnim ‘Shi’, ndërsa ajo gjithmonë donte ta quanim John.

Cifti duket se është shumë i hapur në lidhje me seksualitetin e vajzës së tyre, duke u përpjekur ta bëjnë atë të ndjehet rehat me mënyrën e saj.

Jolie i kishte shpjeguar Grazia Daily ‘se nëse një fëmijë më kërkon çfarë i pëlqen të veshë unë e lë të lirë të bëjë ç’të dojë.

Besoj që njerëzit edhe fëmijët duhet të veshin atë që duan, duke i dhënë në këtë mënyrë mundësi të shprehen’.
Sigal