Pit Babes,vajzat seksi të Formula 1

512
Sigal

Vajza joshëse shoqërojnë kampionët e mëdhenj si Sebastian Fetel dhe Fernado Alonso

 Sebastian Fetel fitoi dje Çmimin e Madh të Melajzisë, duke marrë kryesimi e Kampionatit Botëror të Formula 1, me 40 pikë pas dy garash, nëntë më shumë se finlandezi Kimi Raikonen i skuderisë Lotus. Tri herë kampioni i botës mbylli një javë shumë të shkëlqyer, pasi fitoi “pole position” dhe garën e Sepangut. Gara ishte shumë emocionuese, por spektakli i kampionatit më të ndjekur në botë për makina, nuk mungoi si zakonisht në “padok”, atje ku “pit babes”, apo vajzat shoqëruese, nuk mungojnë kurrë të dhurojnë shou. Detyra e tyre është të mbajnë tabelat me emrat e pilotëve dhe pozicionin e tyre në vijën e nisjes, të jenë të pranishme dhe të duartrokasin kur tre pilotët e vendeve të para ngjiten në podium, t’u japin atyre kapelet, lëngjet e frutave, ujin, orët dhe produktet e tjera të sponsorëve. Veshjet janë tipike sipas vendeve që ato përfaqësojnë, për më tepër që Formula zhvillohet në pesë kontinente të ndryshme, Europë, Azi, Afrikë, Australi, Amerikën e Jugut dhe Amerikën e Veriut. “Pit Babes” krijon një atmosferë të shkëlqyer për mijëra tifozë që janë të pranishëm në tribunat, por dhe në ambientet ndihmese. Ato përzgjidhen me shumë kujdes, janë inteligjente, të bukura, shkëlqejnë para kamerave dhe dinë ta bëjnë shumë mirë detyrën që kanë.

Rebeka Lus zbulon lidhjen me Bekhamin

 Supermodelja Rebeka Lus zbuloi për mediat se ajo ka pasur marrëdhëniet intime me yllin anglez, Devid Bekham. Edhe pse revista britanike “Mirror” e pat zbuluar një gjë të tillë në vitin 2004, moderatorja holandeze ka reaguar dje mbi atë ngjarje. “Në atë kohë Bekham ishte në lidhje me Viktorian dhe gruaja e tij nuk ndihej mirë në Madrid. Para 10 vitesh nuk kam pasur logjikën e sotme, prandaj dhe disa çështje u komplikuan. Me Bekhamin kam pasur relata shumë të mira, por isha e re dhe e panjohur mirë me botën. Nëse do të më kishte ndodhur sot ajo gjë, ngjarjet mund të kishin rrjedhur ndryshe me Bekhamin. Ai u martua me Viktorian, ndërsa unë mbeta shtatzënë me ish të dashurin tim”, – dëshmon Rebeka Lus. Ajo konsiderohet si gruaja e dytë e Dejvid Bekhamit, në kohën kur ylli anglez luante për Realin e Madridit. Rebeka Lus është një modele me gjak të shumëfishtë, anglo-holandeze, dhe ka punuar si asistente e Bekamit, në kohën që ai ishte i martuar me Viktorian.