Pirro Dodbiba, personalitet i shquar i bujqësisë shqiptare

1530
Sigal

Pirro Dodbiba formimin si ekonomist i lartë e mori në Akademinë Bujqësore “Timirjazev” në  Moskë. Vlerësimi: Shkëlqyeshëm. Ky vlerësim qëndronte dhe plotësonte një njeri me personalitet të formuar që nga viti në vit e kish pjekur dhe bërë të gatshëm të merrte detyra të rëndësishme. Kështu ndodhi. Fillimi i punës, me t`u kthyer në atdhe, si askush tjetër ishte si zv.Ministër në Ministrinë e Bujqësisë. Me krijimin e Institutit të Lartë Bujqësor me 1951, u bë Drejtori i parë i një institucioni me aq rëndësi. Me 1965 u caktua në krye të një dikasteri  më të rëndësishëm për kohën  në krye të cilit qëndroi, apo me saktë e lanë deri ne vitin 1976. Edhe për lexuesin do ishte mirë të njiheshim me personazhin tonë: Pirro Dodbiba lindi në qytetin e Elbasanit më 1924. Arsimin 7 vjeçar  e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesëm në gjimnazin e Tiranës. Studimet e larta në Moskë në vitin1950. Familja Dodbiba është vendosur në Elbasan para shekullit XV, e ardhur nga zona e veriut. Qysh në shekujt XVI – XVII e deri tani, nga ky fis i vendosur me banim në brendësi të kalasë në breza ka dhënë kontribut të shquar në arsim, ekonomi, financë e deri në drejtues të lartë qeveritarë. Familja Dodbiba vendosi marrëdhënie miqësore e deri dhe në fisnore me familje me integritet intelektual dhe pasuror si, Popa, Nosi, Floqi, Paparisto etj. Edhe i madhi akademik, Aleks Buda, ka qenë daja i tij. Janë të njohur në kohë edhe për vlera patriotike dhe pjesëmarrës edhe në luftën për çlirimin e vendit një ndër ta edhe Pirro vetë. Me Pirron, që në momentin e njohjes konstatoje se kishe të bëje me një burrë shteti me pamje imponuese dhe me një të folur që të bënte për vete e ta dëgjoje me kënaqësi. S`kish si të ishte ndryshe. Ai vinte nga një edukatë e marrë nga një familje me emër e histori. I formuar në një shoqëri dhe arsim me tradita  e nivel zhvillimi me të lartë krahasimisht me vendin e tij. Këto rrethana natyrshëm  bënë të mundshëm në jetën e tij për të akumuluar maksimumin e dijeve dhe formim  profesional, teknik e shkencor. Një bagazh i madh dijesh, që zotërohej prej tij, u përdor me një efektivitet që la gjurmët e tij në organizimin me sukses të institucionit të formimit e përgatitjes në vend të agronomëve, zooteknikëve, inxhinierët e pyjeve dhe specialistët e shumë fushave të tjera. Në sukses, kontributi kryesor krahas stafit të ngritur, i takonte dhe drejtuesit të parë Pirro Dodbiba.

Puna në institute ku, aplikoheshin me nivel shkencor krahas mësimdhënies dhe aktiviteti shkencor i materializimit në prodhimin e gjerë të dijeve që mësoheshin në ekonominë didaktike që menaxhohej nga trupa arsimore me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të vetë studentëve në prodhim. Ekonomia didaktike e kthyer në një “pavijon” shërbimi krahas formimit të agronomëve e zooteknikëve me nocionet që do të duheshin për drejtimin nga secili në ndërmarrjet dhe ekonomitë bujqësore ku do punonin, por njëkohësisht ishte dhe një burim i mirë për furnizimin e mensave të studentëve me prodhime të freskëta si perime, fruta, qumësht, mish, vezë etj. Një aktivitet i tillë krijoi mundësira reale për një nivel ushqimi për t’u bërë shembull edhe për gjithë rrjetin e shërbimit tregtar të qyteteve.

Ardhja e Pirros në vitin 1965 në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë u prit me besimin se gjerat do të merrnin shtysën që kërkohej. Moment i rëndësishëm për të ishte që zhvillimin e bujqësisë ai ta lidh me dijenitë e tij, me përvojën e njohur e prekur nga afër në një vend me një bujqësi më të përparuar dhe për më shumë edhe me arritjet teorike e praktike të kuadrove të vendit tonë, në kushtet agro-klimatike si dhe të bazës materialo-teknike, si dhe së fundi të niveli tekniko- profesional të drejtuesve të ekonomive shqiptare.

Në këtë situatë distilatori i mendjes së tij që ishte më shumë i prirur në pjesën organizative dhe shkencore mendoi dhe projektoi që më parë të formatizonte ndërmarjet shtetërore bujqësore për realizime më të larta, më komplekse që të ktheheshin e të bëheshin pasqyrë për ekonomitë e grupit të kooperativave bujqësore. Që ky objektiv të realizohej, së pari kërkonte që në drejtim të vendoseshin drejtues të aftë dhe specialistët me vizion dhe përvojë. Së dyti, kërkohej një mbështetje më e mirë me bazë materiale, plehra, farëra të zgjedhura dhe më shumë makineri bujqësore. Le të jemi të hapur, në sajë të një statusi të lartë partie natyrisht dhe qeverie që ai gëzonte, si dhe me një zgjuarsi e me butësinë që e karakterizonte në komunikimet me instancat e larta, realizimet ishin të pranueshme. Të mos harrojmë se në atë kohe porosia ishte që të” mobilizoheshin e shfrytëzoheshin nw maksimum mjetet dhe mundësit rrethanore” tw ekonomive dhe tw rrethit. Nuk vonoi dhe rezultati ishte pozitiv.

Nisur dhe nga fakti se ekonomitë kooperativiste përbënin rezervën e madhe të prodhimit për faktin se dispononin 76 përqind të sipërfaqes dhe me rezerva edhe më të mëdha për rendimente për t’u realizuar megjithëse ato ishin pronë  grupi (jo shtetërore-pronë e vetë kooperativistëve të bashkuar) u studiua që të formatoheshin dhe të funksiononin si “motrat” ndërmarrjet shtetërore. Pirro, duke qenë se i njihte më nga afër mendimet dhe kërkesat që  zienin e gatiteshin në “Kuzhinën qendrore”, në kohën e duhur Ai drejtonte dhe orientonte aparatin dhe specialistët të studionin dhe të propozonin reforma që i paraprinin dhe garantonin zhvillim e përparim për arritje më të mëdha. Objektivi madhor për bujqësinë i vënë nga partia ishte “të sigurohej  buka në vend” duke i prirë me parullën: “Bujqësia çështje e gjithë popullit”, e të tjera, e të tjera si këto.

Në pozitat e një vendi të stërizoluar parullat e partisë “Me forat tona”, “Asgjë nga jashtë” edhe “Për bujqësinë” përbënte vështirësi megjithëse u bënë dhe investime me vlera sidomos me ngritjen e industrisë së prodhimit cilësor të plehrave azotike në Fier dhe superfosfatit në Laç, me ndihmën e qeverisë kineze ishte një hap dhe mbështetje për arritje e prodhim më të madh.

Për të shfrytëzuar sa më me efektivitet të çdo njësie të plehrave të përdorura, Ministri me forcën e mendimit dhe mbështetur në rezultatet e arritura nga Institutet Kërkimore shkencore të ngritura, arriti me argumentim se tani ishte nevojë urgjente  që kjo mundësi të realizohej  në shkallë vendi me përparësi drithërat e bukës grurë e misër. Që të bëhej kjo kërkohej nga të gjithë specialistët të njiheshin mirë e sakët  kërkesat e bimëve për lëndët ushqyese dhe efektiviteti i përdorimit të tyre. Për këtë u mendua se me specialist kërkimore të Instituteve kryesore si ai në Lushnje, Shkodër apo Instituti Tokave,dhe të Instituteve të Zooteknisë dhe Veterinarisë, nuk mund të mbulohej nevoja , se koha kur kërkohesh përdorimi i tyre nga bima dhe kafshët ishin relativisht e shkurtër. Situata që të vihej me sukses nën kontroll kërkohej një reformë e plotë tekniko-shkencore. Përsëri Ministri hyri në fushën e tij. Me argumentimin e çështjes që shtrohej, Ai arriti si asnjë tjetër që ky problem i shtruar për zgjidhje të trajtohej në linjë partie .

Flitet për mesin e  viteve 1960 kur Partia organizoi një plenium të veçantë të titulluar “Revolucioni tekniko shkencor në bujqësi…” ku përcaktoheshin detyra dhe afate  konkrete. Edhe këtu Ministri shtroi rrugën për të mbështetur krijimin e “Stacioneve Bujqësore” në të gjithë rrethet e republikës me një personel nga 15  deri mbi 35 për rrethet e mëdha ku dominonin  specialist të mirëzgjedhur. Këta specialist ndihmonin drejtë përsëdrejti në zbatimin e të rejave shkencore dhe teknologji për çdo ekonomi dhe bazë brigade, ku si asnjëherë nuk ishte menduar një masivitet me këto “përmasa” që donte të thoshte brigadier e kuadro drejtuese të përfshiheshin në eksperimente. Në këto raste përvoja kishte treguar se çfarë  bëhej dhe arrihej. Ndoshta dhe shaka nuk bëhej natyrisht se raportohej edhe në linjë partie. Gjatë viteve të punës Pirro Dodbiba një vëmendje të veçantë i ka kushtuar dhe të rejave në teknologji apo formave të avancuara të prodhimit gjysmë dhe industrial si në bujqësi dhe në blegtori. Në veçanti për prodhimin e vezëve dhe mishit të pulës e derrit që në shembullin e linjave industrial të importuara si model u organizuan edhe prodhimi i tyre në vend. Duke njohur nga afër mentalitetin e drejtuesve kryesor të shtetit, një studim për leverdinë e ndërtimit e shfrytëzimit të serrave me ngrohje për shtimin e prodhimit të perimeve jashtë sezonit në veçanti për eksport ai preferoi që këtë studim të paraqitur privatisht nga një specialist ta bisedonte me një nga krerët më të lartë por i besueshëm për të. Ashtu siç e mendoi dhe veproi. Me pëlqimin e personalitetit të dytë, ky studim në mënyrë zyrtare do të relatohesh qeverisë. Porosia me shume kujdes u ndoq dhe studimi u prit mirë dhe ashtu siç shtroheshin detyrat duheshin marrë masa për të mos humbur kohë. Përse mos ta themi se sa e çuditshme ishte se në vend të tre hektar serra moderne të propozuar në studim import nga Holanda për eksperiment përgjithësues  porosia u bë për 9 hektar serra. Pa pritur as rezultatet e para ato si dhe serrat diellore u futën në nomenklaturën e planifikimet për ndërtime të reja. Rezultatet e para sollën risi tjetër. Në kohë rekord : u mendua, u studiua dhe u vendos që në Durrës të ngrihej një ndërmarrje për ndërtimin e serrave me konstrukt çeliku modeli “Holandës”. Është kontributi i kësaj ndërmerrje ndërtimi në rreth 700 ha serra me xhama në shkallë vendi. Pirro Dodbiba u nda nga jeta në prill 2004. U prehtë në paqe.