Pique nuk do të shkojë në dasmën e Messit, ja pse

779
Ylli i ekipit të Argjentinës dhe Barcelonës, 29-vjeçari Lionel Messi do ti japë fund beqarisë me 24 qershor të këtij viti, duke kurorëzuar me martesë dashurinë disavjeçare me Antonellën e tij.

Por në këtë gëzim të futbollistit duket se nuk do të bashkohet shoku i tij i skuadrës te Barcelona Gerard Pique. Arsyeja? E dashura e tij Shakira!

Mes këngëtares së suksesshme të muzikës pop dhe Antonellës së bukur ekziston një lloj antipatie, raporton gazeta spanjolle “El Pais”.

Pikërisht për këtë arsye, Shakira nuk ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në festimet në Argjentinë dhe Barcelonë.

Po pse gratë e dy furbollistëve nuk durojnë njëra-tjetrën?

Supozohet se në 2010, Pique kishte lënë të dashurën e tij Nuria, një nga miket më të mira të Antonellës, për Shakirën. Përveç kësaj, Shakira kur ndjek ndeshjet në stadium nuk ulet asnjëherë në zonën e përcaktuar për gratë e futbollistëve, por zë një vend tjetër bashkë me familjen e saj.

Kështu Shakira nuk do të jetë e pranishme as në festimet në Rosario, 300 kilometra në veriperëndim të Buenos Aires dhe as në partin që do të mbahet në Arroyo Seco pas ceremonisë së dasmës në kishë.

Për këtë arsye edhe Pique do të duhet të qëndrojë larg nga ceremonia me mbi 600 të ftuar nga e gjithë bota, edhe pse me Mesin janë shokë dhe miq prej shumë vitesh.

Çifti Messi dhe Antonella janë së bashku që kur ishin adoleshentë dhe u rritën në provincën Santa Fe të qytetit të Rosarios, përpara se Messi të zhvendosej në moshën 13 vjeçare në Kataloni.

Messi dhe Antonella kanë dy fëmijë, Thiago dhe Mateo, por deri tani nuk kanë shkuar në altar.
Sigal