Piktura e Modiglianit rekord në ankand, shitet për 170 mln dollarë

578
Një pikturë e një femre nudo e Amedeo Modigliani është shitur me një shifër record mbi 170 milion dollar. Pronari i kryeveprës së piktorit Italian ishte një blerës anonim kinez,që ofertën e ka bërë me telefon gjatë ankandi në Nju Jork.
“Kjo është një pikturë e jashtëzakonshme. Ajo nuk ka qenë në treg për 100 vjet “, tha Jussi Pylkkanen, presidenti i ankandit.
Ajo ështe pikturuar në vitin 1917, gjatë Luftës së Parë Botërore dhe të gjithë kritikët që e kanë parë e kanë theksuar se kjo ishte vepra më e madhe e piktorit Italian. 
Në pikturë është një grua, me flokë të errët dhe nudo e mbështetur mbi një shtrat me ngjyrë të kuqe e me një jastëk blu. Rekordi i mëparshëm në ankand I pikturave të Modigliani ishte 70-milion.
Sigal